Page 80 - BKT Annual Report 2023
P. 80

11            BANKA KOMBËTARE TREGTARE
                        Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2023
                        (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)




          dhe shumës së paguar dhe të pagueshmeve njihet në fitim ose humbje.

          Banka merr pjesë në veprime, me anë të të cilave transferon aktive të njohura në pasqyrën e pozicionit financiar të konsoliduar, por në të
          njëjtën kohë ruan kryesisht të gjitha rreziqet dhe përfitimet e aktivit të transferuar ose një pjesë të tyre. Nëse ruhen të gjitha rreziqet dhe
          përfitimet apo pjesa më e madhe e tyre, atëherë aktivet e transferuara vazhdojnë të njihen në pasqyrën e pozicionit financiar. Transferimi i
          aktiveve ku ruhen thuajse të gjitha rreziqet dhe përfitimet, përfshin për shembull huadhënien e letrave me vlerë dhe veprimet e riblerjeve.
          Kur aktivet i shiten një pale të tretë me një normë totale kthimi konvergjuese ne kembim te aktiveve, veprimi konsiderohet si një
          transaksion financiar i siguruar, i ngjashëm me veprimet e riblerjes.

          Banka çregjistron aktivin kur ajo nuk ka kontroll mbi të, në veprimet ku Banka as nuk ruan dhe as nuk transferon thelbësisht të gjitha
          rreziqet dhe përfitimet e pronësisë mbi aktivin financiar. Të drejtat dhe detyrimet që mbahen pas transferimit njihen veçant si aktiv
          apo detyrim, sipas rastit. Në transferta ku ruhet kontrolli mbi aktivin, Banka vazhdon të njohë aktivin, në masën e përfshirjes së saj në
          vazhdimësi, që përcaktohet nga masa në të cilën ajo është e ekspozuar ndaj ndryshimit të vlerës së aktivit të transferuar.
          Në disa veprime Banka ka detyrimin për t’i shërbyer aktivit financiar të transferuar kundrejt një tarife. Aktivi i transferuar përfundon së
          njohuri tërësisht kur plotësohen kriteret e çregjistrimit. Një aktiv apo detyrim përfundon së njohuri për kontratën e shërbimit, varur nga
          fakti nëse tarifa e shërbimit është më e përshtatshme (aktiv) ose është më pak e përshtatshme (detyrim) për kryerjen e shërbimeve.
          Banka bën fshirjen e kredive dhe investimeve kur përcaktohet se ato janë të paarkëtueshme.

          (iii) Klasifikimi dhe matja fillestare e aktiveve financiare
          Aktivet financiare maten fillimisht me vlerën e drejtë dhe përshtaten për kostot e transkasionit (aty ku është e zbatueshme). Aktivet
          financiare, të ndryshme nga ato të përcaktuara dhe efektive si instrumente mbrojtës, klasifikohen në kategoritë e mëposhtme:
             • Kosto të amortizuar
             • Vlera e drejtë përmes fitimit ose humbjes (FVTPL),
             • Vlera e drejtë nëpërmjet të ardhurave të tjera gjithëpërfshirëse (“FVOCI”),

          Klasifikimi përcaktohet nga:
             • modeli i biznesit të njësisë ekonomike për menaxhimin e aktivit financiar
             • karakteristikat e rrjedhës së parasë kontraktuale të aktivit financiar.


          Të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet që lidhen me aktivet financiare njihen në fitim ose humbje.

          – Vlerësimi nëse flukset monetare kontraktuale janë vetëm pagesa principali dhe interesi (SPPI)
          Sipas standardit të ri, një nga kushtet që aktivet financiare të klasifikohen nën kategorinë “kosto e amortizuar” ose “Vlera e drejtë
          nëpërmjet fitim humbjeve” (“FVTPL”) është që kushtet kontraktuale të aktivit financiar duhet të përcaktojnë datat e specifikuara të
          flukseve të mjeteve monetare që janë vetëm pagesa të principalit dhe interesit për shumën e principalit të papaguar. Banka ka kryer
          testin e SPPI dhe ka përcaktuar modelet e biznesit për aktivet e saj financiare.

          – Vlerësimi i modelit të biznesit
          Ekzistojnë tre modele biznesi sipas SNRF 9 – “Të mbajtura për t’u arkëtuar (“HTC”)”, “Të mbajtura për t’u arkëtuar dhe për t’u shitur
          (“HTCS”)” dhe “Tjetër (“Model Biznesi (MB) tjetër”)”.
          1. Sipas modelit HTC, flukset e mjeteve monetare rezultojnë nga mbledhja e pagesave kontraktuale. Nëse një produkt SPPI është
            HTC, ai matet me koston e amortizuar.
          2.  Sipas HTCS, flukset monetare rrjedhin nga pagesat kontraktuale, si dhe nga shitja e aktiveve financiare. Nëse një produkt SPPI
            është HTCS, ai matet me vlerën e drejtë nëpërmjet të ardhurave të tjera gjithëpërfshirëse (“FVOCI”).
          3.  MB tjetër janë ato që nuk janë as HTC, as HTCS. Një shembull mund të jetë një model sipas të cilit tregtimi është qëllimi kryesor
            me arkëtimi e pagesave kontraktuale që nuk përbën një pjesë integrale të modelit. Nëse një produkt (SPPI ose jo) mbahet nën MB
            tjetër, ai matet me vlerën e drejtë përmes fitimit ose humbjes (“FVTPL”).

          Banka ka vlerësuar modelin e biznesit për aktivet e saj financiare si më poshtë:
   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85