Page 77 - BKT Annual Report 2023
P. 77
RAPORTI VJETOR 2023 8
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2023
(shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
BKT hapi degën e saj të parë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë më 3 shtator 2007. Zyra Administrative e kësaj dege u hap në
Prishtinë, Kosovë. Banka Qendrore e Kosovës aprovoi më 30 prill 2018 transformimin në filial të Degës së Kosovës të Bankës Kombëtare
Tregtare. Të gjitha të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga Dega e BKT – së në Kosovë do të mbeten të drejta dhe detyrime të BKT
Kosova Sh.A si një filial. Data e shkëputjes së BKT Kosovës është efektive nga data 1 janar 2019. Monedha funksionale është Euro.
Efekti i konvertimit të veprimeve në monedhë të huaj në monedhën funksionale të Bankës shpjegohet në shënimin 3.(b).(ii) më poshtë.
Gjatë vitit 2022, BKT themeloi kompaninë e parasë elektronike “BKT Pay” duke investuar 2,300,000 EUR në kapitalin e saj aksionar
me normë pjesëmarrje 100%. BKT Pay është regjistruar ligjërisht në 26 shtator 2022. Në 3 nëntor 2023 BKT Pay ka marrë licencën
nga Banka e Shqipërisë dhe pritet të nisë aktivitetin brenda vitit 2024.
(ii) Veprimet e eliminuara gjatë konsolidimit
Gjendjet e aktiveve dhe detyrimeve brenda grupit, dhe të ardhurat dhe shpenzimet që vijnë nga veprimet brenda grupit (me përjashtim
të fitimeve ose humbjeve nga veprimet në monedhë të huaj), janë eliminuar gjatë përgatitjes së pasqyrave financiare të konsoliduara.
Humbjet e parealizuara janë eliminuar në të njëjtën mënyrë si fitimet e parealizuara, por deri në masën që nuk ka evidencë për rënie
të vlerës.
(iii) Kombinimet e Biznesit
Grupi zbaton metodën e blerjes në kombinimin e biznesit. Detyrimi i transferuar nga Grupi për të marrë kontrollin e një shoqërie të
kontrolluar llogaritet si shuma e vlerës së drejtë të aktiveve të transferuara, detyrimeve të kryera dhe interesave të kapitalit neto të
emetuara nga Grupi, ku përfshihet vlera e drejtë e çdo aktivi ose pasivi që rrjedh nga një marrëveshje kontigjente. Shpenzimet e blerjes
njihen mbi bazë konstatimi. Aktivet e blera dhe pasivet e marra në përgjithësi maten në vlerën e drejtë të blerjes.
(b) Monedha të huaja
(i) Veprimet në monedhë të huaja
Veprimet në monedhë të huaj janë kthyer në monedhën funksionale respektive me kursin e këmbimit të datës kur është kryer veprimi.
Aktivet dhe pasivet monetare, të shprehura në monedhë të huaj në datën e raportimit janë kthyer në monedhën funksionale, me kursin e
këmbimit të asaj date. Fitimi apo humbja nga kursi i këmbimit i instrumenteve monetare, është ndryshimi midis kostos së amortizuar në
monedhë funksionale në fillim të periudhës, e regulluar kjo për interesin efektiv dhe pagesat gjatë periudhës, dhe kostos së amortizuar
në monedhë të huaj të kthyer në monedhën funksionale, me kursin e këmbimit në datën e raportimit. Aktivet dhe detyrimet jo monetare
në monedhë të huaj, që maten me vlerë të drejtë, kthehen në monedhë funksionale me kursin e këmbimit në datën kur është përcaktuar
vlera e drejtë. Ndryshimet që rrjedhin nga ndryshimi i kursit të këmbimit të valutave janë njohur në të ardhura ose shpenzime.
Aktivet dhe detyrimet jo-monetare në monedhë të huaj, të cilat shprehen me kosto historike, këmbehen me kursin e datës së veprimit,
me përjashtim të kapitalit aksionar të paguar, i cili është emetuar dhe mbahet në USD sipas legjislacionit në Shqipëri, dhe në veçanti
në përputhje me Ligjin nr. 8634, datë 6 korrik 2000, sipas marrëveshjes ndërmjet aksionerëve të Bankës dhe Republikës së Shqipërisë
mbi privatizimin e Bankës.
Për më tepër, Rregullorja e Operacioneve të Bankës kërkon që kapitali aksionar i paguar të mbrohet nga aktivet në USD, dhe prandaj
është i trajtuar si një zë monetar, me diferencën e rivlerësimit të kaluar në fitim/humbje së bashku me diferencën e rivlerësimit të aktivit
korrespondues në USD, të cilat kompensojnë njëra-tjetrën në një mënyrë të natyrshme.
(ii) Operacionet e huaja
Aktivet dhe detyrimet e operacioneve të huaja janë të kthyera në Lek me kursin e këmbimit në datën e raportimit. Të ardhurat dhe
shpenzimet e operacione të huaja janë kthyer në Lek me kursin e datës së veprimit. Diferencat e kursit të këmbimit që lidhen me
konvertimin e operacioneve të huaja, janë njohur direkt në të ardhura të tjera gjithëpërfshirëse. Këto diferenca janë njohur në rezervën
e rivlerësimit.