Page 79 - BKT Annual Report 2023
P. 79

RAPORTI VJETOR 2023     10
                              Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2023
                                                                      (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)




          emrit të mirë, njohjen fillestare të aktiveve apo detyrimeve në një veprim që nuk është kombinim biznesi dhe që nuk ndikon as fitim/
          humbjen kontabël dhe as atë të tatueshëm, dhe diferenca lidhur me investimet në filiale në masën që ato mund të mos i kthejnë këto
          në të ardhmen. Tatimi i shtyrë është matur duke përdorur normën tatimore që pritet të aplikohet ndaj diferencave të përkohshme kur
          ato të kthehen, bazuar në ligjet në fuqi ose që hyjnë në fuqi në datën e raportimit.

          Në llogaritjen e tatimit aktual dhe të shtyrë Banka merr në konsideratë ndikimin e disa pozicioneve të pasigurta tatimore, nëse duhet të
          llogarisë taksa dhe interesa shtesë. Banka beson që përllogaritjet e saj për detyrimet tatimore janë të përshtatshme për të gjitha vitet
          tatimore të hapura bazuar në vlerësimin e saj të shumë faktorëve, duke përfshirë këtu interpretimet e ligjeve tatimore dhe eksperiencës
          së mëparshme. Ky vlerësim mbështetet në çmuarjen dhe supozimet dhe mund të përfshijë një sërë gjykimesh mbi ngjarje të ardhshme.
          Informacione të reja që mund të bëhen të disponueshme mund të shkaktojnë që Banka të ndryshojë gjykimin e saj mbi përshtatshmërinë
          e detyrimeve tatimore ekzistuese; ndryshime të tilla në detyrimet tatimore do të ndikojnë shpenzimin tatimor të periudhës së kryerjes
          së këtyre përcaktimeve.
          Aktivi tatimor i shtyrë njihet për aq sa është e mundur që do të realizohet fitim i ardhshëm i tatueshëm, në mënyrë që të mund të përdoret
          kundrejt tij. Aktivi tatimor i shtyrë rishikohet në çdo datë raportimi dhe zvogëlohet nëse nuk është e mundur të realizohet përfitim fiskal. Të
          ardhura të tjera të tatueshme nga shpërndarja e dividendëve, njihen në të njëjtën kohë kur njihet edhe detyrimi për të paguar dividendin.


          Normat tatimore për filialet e huaja të Bankës:
          Republika e Kosovës
          Norma e tatimit mbi fitimin e aplikueshme në Republikën e Kosovës është 10%. Sipas sistemit të legjislacionit tatimor në Kosovë,
          humbjet tatimore mund të barten përpara për t’u kompensuar ndaj të ardhurave të ardhshme të tatueshme deri në katër vite.

          (g) Aktivet dhe detyrimet financiare
          (i) Njohja
          Aktivet dhe detyrimet financiare njihen atëherë kur Grupi bëhet palë në kushtet kontraktuale të instrumentit financiar.
          Banka fillimisht njeh huatë, depozitat, letrat me vlerë të borxhit të emetuar dhe detyrimet e varura në datën kur ato krijohen. Blerjet
          dhe shitjet normale të një aktivi financiar janë njohur në datën e tregtimit, në të cilën Banka zotohet të blejë ose të shesë aktivin, me
          përjashtim të veprimeve të shkëmbimit të monedhave të huaja “spot” të cilat janë njohur në datën e kryerjes (referoju politikës kontabël
          3(b) (iv)). Të gjitha aktivet e detyrimet e tjera financiare njihen fillimisht në datën e tregtimit, në të cilën Banka bëhet palë në kushtet
          kontraktuale të instrumentit.

          Aktivet dhe detyrimet financiare maten fillimisht me vlerën e drejtë. Kostot e transaksionit që janë të lidhura drejtpërdrejt me blerjen ose
          emetimin e aktiveve dhe detyrimeve financiare (përvec aktiveve dhe detyrimeve financiare të mbajtura me vlerën e drejtë nëpërmjet
          pasqyrës së fitimit ose humbjes) shtohen ose zbriten nga vlera e drejtë e aktiveve ose detyrimeve financiare, sipas rastit, në njohjen
          fillestare. Kostot e transaksionit të lidhura drejtpërdrejtë me blerjen e aktiveve dhe detyrimeve financiare me vlerë të drejtë nëpërmjet
          fitimit ose humbjes njihen menjëherë në fitim ose humbje.


          (ii) Çregjistrimi
          Aktivet financiare çregjistrohen kur të drejtat kontraktuale të flukseve të mjeteve monetare nga aktivi financiar mbarojnë, ose kur aktivi
          financiar, dhe kryesisht të gjitha rreziqet dhe përfitimet transferohen te një palë tjetër.
          Detyrimi financiar çregjistrohet atëherë kur ai përfundon, shkarkohet, anullohet ose skadon.
          Banka çregjistron një aktiv financiar kur të drejtat kontraktuale të flukseve të mjeteve monetare nga aktivi financiar mbarojnë, ose kur
          transferon aktivin financiar, dhe kryesisht të gjitha rreziqet dhe përfitimet e pronësisë të aktivit te një palë tjetër. Në qoftë se Banka nuk
          transferon ose nuk mban kryesisht të gjitha rreziqet dhe përfitimet e pronësisë dhe vazhdon të kontrollojë aktivin e transferuar  Banka
          vazhdon të njohë interesin e mbartur mbi aktivin dhe pasivin që e shoqëron për shumat që mund të duhet të paguajë. Nëse Banka
          mbart kryesisht të gjitha rreziqet dhe përfitimet e pronësisë të një aktivi financiar të transferuar, Banka vazhdon të njohë aktivin financiar
          dhe gjithashtu njeh një hua të mbuluar me kolateral për shumën e parave të marra. Banka çregjistron detyrimet financiare vetëm, dhe
          vetëm kur detyrimet e Bankës janë shkarkuar, anuluar ose kanë skaduar. Diferenca midis vlerës kontabël të pasivit financiar të panjohur,
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84