Page 78 - BKT Annual Report 2023
P. 78
9 BANKA KOMBËTARE TREGTARE
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2023
(shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
(iii) Përkthimi i pasqyrave financiare të konsoliduara nga monedha funksionale në monedhën e prezantimit
Përkthimi i pasqyrave financiare të konsoliduara nga monedha funksionale në monedhën e prezantimit është si më poshtë:
• aktivet dhe detyrimet në datën e raportimit (duke përfshirë shifrat krahasuese) janë kthyer me kursin e mbylljes në datën e raportimit,
i cili është kursi i Bankës së Shqipërisë 1 USD = 93.94 Lek (2022: 107.05).
• të ardhurat dhe shpenzimet (duke përfshirë shifrat krahasuese) janë kthyer me kurset e datës së veprimeve.
• zërat e kapitalit, përveç fitimit neto, kapitalit të paguar dhe të ardhurave të tjera gjithëpërfshirëse janë kthyer me kursin e mbylljes
në datën e raportimit.
• kapitali aksionar i paguar është kthyer siç është përshkruar në paragrafin 3(b), (i) më sipër; dhe
• të gjitha diferencat prej kursit të këmbimit janë njohur si një përbërës i veçantë i kapitalit në llogarinë e ‘Rezervës së konvertimit’.
(iv) Veprimet e shkëmbimit të monedhave të huaja “spot”
Banka, gjatë veprimtarisë normale të biznesit ndërmerr veprime për shkëmbimin e monedhave të huaja (“spot”), për të cilat data e
kryerjes është 1 ose 2 ditë pas datës së tregtimit. Këto veprime janë regjistruar në pasqyrat financiare të konsoliduara në datën e
kryerjes. Diferencat në monedhë të huaj njihen në fitim/humbje në datën e shlyerjes.
(c) Interesi
Të ardhurat dhe shpenzimet nga interesat njihen në fitim ose humbje duke përdorur metodën e interesit efektiv. Norma e interesit
efektiv është norma që skonton saktësisht pagesat dhe arkëtimet e pritshme në të ardhmen gjatë jetëgjatësisë së parashikuar të aktivit
ose detyrimit financiar (ose një periudhë më e shkurtër, kur duhet) deri në vlerën kontabël të aktivit ose detyrimit financiar. Kur llogarit
normën e interesit efektiv, Banka vlerëson flukset e ardhshme monetare duke marrë në konsideratë të gjitha kushtet kontraktuale të
instrumentit financiar, por jo humbjet e ardhshme.
Llogaritja e normës së interesit efektiv përfshin të gjitha komisionet dhe shumat e paguara apo të arkëtuara, që janë pjesë përbërëse
e normës efektive të interesit. Kostot e veprimeve përfshijnë kosto shtesë të lidhura drejtpërdrejt me blerjen apo emetimin e një aktivi
apo detyrimi financiar.
(d) Tarifa dhe komisione
Të ardhurat dhe shpenzimet nga tarifat dhe komisionet, të cilat janë pjesë përbërëse e normës efektive të interesit për një aktiv ose
detyrim financiar, përfshihen në matjen e normës efektive të interesit. Të ardhurat e tjera nga komisionet dhe tarifat njihen në momentin e
kryerjes së shërbimeve të lidhura me to.Shpenzime të tjera për komisione dhe tarifa lidhen kryesisht me tarifa veprimesh ose shërbimesh,
të cilat shpenzohen në momentin që shërbimet përfitohen.
(e) Pagesat e qirasë
Pagesat e kryera për qiranë operative janë njohur në fitim ose humbje në mënyre lineare gjatë periudhës së qirasë. Zbritjet që ofrohen
si nxitje për nënshkrimin e kontratave të qirave, njihen si pjesë përbërëse e shpenzimit total të qirasë përgjatë jetës së qirasë.
(f) Tatim fitimi
Tatimi mbi fitimin përfshin tatimin e periudhës aktuale dhe tatimin e shtyrë. Tatimi mbi fitimin njihet në fitim ose humbje, përveç pjesës
që lidhet me zëra të njohur direkt në kapital ose të ardhura të tjera gjithëpërfshirëse. Tatimi aktual është tatimi që pritet të paguhet ose
të arkëtohet mbi fitimin e tatueshëm të vitit, duke përdorur normën tatimore në fuqi ose që hyn në fuqi në datën e raportimit, dhe çdo
sistemim të tatimit të pagueshëm për vitet e mëparshme.
Banka përcakton tatimin në fund të vitit në përputhje me legjislacionin tatimor shqiptar. Në 2023, tatimi mbi fitimin është i barabartë me
15% të të ardhurave të tatueshme. Të ardhurat e tatueshme llogariten duke rregulluar fitimin ligjor para tatimeve për disa të ardhura dhe
shpenzime, siç kërkohet në ligjin shqiptar. Fitimi statutor bazohet në të dhënat financiare të mbajtura nga Banka për qëllime rregullatore
dhe mund të ndryshojnë nga Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar që kanë raportuar rezultatet financiare. Megjithatë,
tatimi aktual i të ardhurave i pagueshëm për vitin 2023 financiar është i barabartë në të dy standardet.
Tatimi i shtyrë është njohur për diferencat e përkohshme ndërmjet vlerës kontabël neto të aktiveve dhe detyrimeve për qëllime raportimi
financiar dhe shumave të përdorura për qëllime tatimore. Tatimi i shtyrë nuk njihet për diferencat e mëposhtme: njohjen fillestare të