Bankopedia

Bankopedia

  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • W
  • X
  • Y
  • Z

Vlera e një aktiv

Është e barabartë me vlerën e tij kontabël në bilanc, dhe kompanitë e llogarisin atë neto duke zbritur zhvlerësimin e akumuluar

Vlera

Shuma e parave që mund të merret kundrejt diçkaje

Tregti

Procesi i blerjes dhe shitjes së mallrave dhe shërbimeve, me kompensimin financiar të paguar nga një blerës tek një shitës ose shkëmbimi i mallrave ose shërbimeve ndërmjet palëve

Transfertë Bankare

Procesi i dërgimit të parave nga një llogari bankare në një tjetër, zakonisht në mënyrë elektronike

Transaksion

Një ngjarje që ndodh kur dikush blen ose shet diçka, ose veprimi i këmbimit të parave

Taksa

Cdo pagesë e detyrueshme me ligj, që bëjnë në favor të buxhetit të shtetit, personat fizik e juridik të një vendi, në bazë të të ardhurave ose të pasurisë që ata kanë ose si pasojë e konsumit të mallrave e të shërbimeve që përfitojnë

Sistemi Bankar

Tërësia e të gjitha bankave të një vendi përfshirë edhe bankën qendrore

Recesion Ekonomik

Rënie te ndjeshme në aktivitetin ekonomik që vazhdon për më shumë se disa muaj

Principali i një kredie

Shuma fillestare e parave që banka i lëshon klientit të cilit i është aprovuar kredia

Prim Sigurimi

Çmimi që paguhet për t’u siguruar ndaj një rreziku specifik

Portofol

Një listë e aseteve financiare të prekshme ose të pa prekshme e mbajtur nga një person apo institucion

Pika Kritike

Pika ku nuk keni asnjë fitim ose humbje nga aktiviteti i biznesit tuaj

Pasqyra e Llogarisë

Është historiku i veprimeve të kryera në llogari për periudhën mbi të cilën kërkohet informacioni

Paraja

Koncepti thelbësorë është përdorimi si instrument pagese dhe këmbimi, pranuar si e tillë nga publiku

Pagesë

Një shumë parash e paguar ose procesi i pagesës

Paga

Një shumë fikse parash shpërblyese për punën e kryer një punonjës e cila zakonisht paguhet direkt në llogarinë e tij bankare çdo muaj

Overdraft

Një paradhënie bankare që banka e aprovon si limit kredie për përdorim në rast se llogaria juaj kalon vlerën 0

Ofertë

Termi I lidhur me furnizimin ose sigurimin e diçkaje

Llogari rrjedhëse

Një llogari e mbajtur në një bankë në të cilën mund të kryhesh lehtësisht veprime tërheqje, depozitime dhe transaksione të tjera pa njoftim paraprak duke ruajtur historikun e tyre

Llogari Kursimi

Janë tipe depozitash me elasticitet në kryerjen e veprimeve (depozitim apo tërheqje) me anë të të cilave përfiton edhe një interest modest

Llogari

Një marrëveshje me një bankë për të mbajtur paratë atje dhe për t'ju lejuar ti hiqni atëher kur ju nevojiten

Likuiditet

Shpejtësia dhe lehtësia me të cilën një aset apo aktiv mund të konvertohet në të holla pa humbje në vlerë.

LIBOR

London Interbank Offered Rate- Norma bazë e interesit e përdorur në huadhënien ndërmjet bankave në tregun ndërbankar të Londrës e cila përdoret edhe si një referencë për përcaktimin e normës së interesit për huatë e tjera.

Letra me vlerë

Instrument Financiar i cili njeh të drejtën e pronësisë apo të një borxhi si aksionet apo obligacionet

Letër Kredie

Një letër e lëshuar nga një bankë që i lejon personit që e ka atë për të marrë një hua të veçantë nga një bankë në një vend tjetër

Kursime

Një shumë parash që mbani mënjëanë dhe nuk ju duhet përkohësisht ti shpenzoni ato

Kursi i Këmbimit

Çmimi i një monedhe i shprehur në njësi të një monedhe tjetër

Kthim

Vlerë e shtuar që rrjedhë nga shitja e aseteve të ndryshme

Kredi e keqe

Një hua që nuk ka gjasa të paguhet

Komision

Është një çmim fiks i cili mbahet kundrejt një shërbim të ofruar

Kolateral

Një pronë apo një aset tjetër ekuivalent që pranohet nga kredidhënësi si garanci për shlyerjen e kredisë të marrë nga kredimarrësi.

Kasetë Sigurie

Një kuti e sigurtë me vendodhje në një bankë ku mund të mbani gjëra të çmueshme

Kartë Debiti

Një kartë e vogël plastike që mund të përdoret si një mjet pagese, paratë merren automatikisht nga llogaria juaj bankare

Karta e Kreditit

Karta nëpermjet të ciles kryejme transaksione duke perdorur fondet (limit kredie) që banka vendos në dispozicion

Kapital

Para dhe pasuri, sidomos një sasi e madhe që përdoren për fillimin e një biznesi të ri ose për tu investuar me qëllim shtimin e pasurisë

Investim

Procesi i vendosjes së disa të hollave ose burimeve në një ndërmarrje

Interesi i akumuluar

Shuma e fituar në periudhën aktuale të kontabilitetit, por do të merret në një periudhë pasuese.

Inflacioni

Rasti ku kemi nje rritje të nivelit të përgjithshëm të çmimeve duke na sjellë në mundësinë e blerjes të një sasie më të vogël mallrash me të njëjtën sasi parash

IBAN

Numri nderkombetar I llogarise bankare

Garantor

Është një person i cili garanton të paguajë borxhin e një huamarrësi në rast se huamarrësi nuk përmbush detyrimet e huasë.

FOREX

(Foreign Exchange) I referohet tregut ndërkombëtar të këmbimeve valutore

Fonde

Një sasi parashë të vendosura mënjëanë për një qëllim të caktuar

Fitim

Procesi i fitimit të parave apo materialeve

Faturë

Një deklaratë që tregon një detyrim parashë për tu paguar kundrejt një të mire apo shërbimi të përfituar

EURIBOR

European Interbank Offered Rate: Norma e interesit e përdorur nga bankat kryesore Europiane kur ata japin hua njëra-tjetrës në monedhën euro

E përvitshme

Është një produkt financiar I cili llogarit këste mujore kundrejt një investimi apo detyrimi

E ardhur

E gjithë shuma e të ardhura përpara bërjes të çdo tipi zbritjeje

Divident

Fitimet e një korporate të cilat shpërndahen për aksionarët e saj

Detyrime

Përgjegjësia e një personi, biznesi apo organizate për të paguar ose për të hequr dorë nga diçka me vlerë kundrejt dikujt tjetër

Depozitë Bankare

Fonde të cilat depozitohen nga individ apo biznese në një instuticion bankar për një periudhë të caktuar kohe me qëllim ruajtjen dhe përfitimin e interesave

Deflacioni

Deflacioni është rënia e përgjithshme e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve përgjatë një periudhe kohe

Çmimi

Raporti i këmbimit të mallrave të ndryshme, i matur në njësi monetare.

Çek

Një dokument vërtetues i lëshuar për pagimin e pagave ose shpërblimeve

Cash

Paraja fizike që ne shohim dhe prekim

Buxhet

Një buxhet është një parashikim i të ardhurave dhe shpenzimeve gjatë një periudhe të caktuar të ardhshme kohore zakonisht për një vit. Buxhetet mund të parashikohen për individë, biznese, qeveri etj.

Broker

Është një individ ose firmë kundrejt të cilit paguhet një tarifë ose komision për ekzekutimin e një urdhri blerjeje dhe shitjeje të paraqitur nga një investitor, ose që vepron si agjent për një klient kundrejt një komision për shërbimet e tij.

Borxh

Situata e pasjes së një detyrimi, veçanërisht në formën e parave

Bono Thesari

Detyrim borxhi i negociueshëm i emetuar nga Ministria e Financave me qëllim mbështetjen e shpenzimeve qeveritare me një afat maksimal 1 vjeçar

Blerje

Akti i marrjes ose procesi i fillimit të të përvetësurit të diçkaje në këmbim të parave

Biznes

Aktiviteti i prodhimit, blerjes dhe shitjes të të mirave ose shërbimeve

Bilanc

Është një pasqyrë financiare që raporton aktivet, detyrimet dhe kapitalin e aksionerëve të një kompanie në një moment specifik kohe, dhe ofron një bazë llogaritje të normave të kthimit dhe vlerësimin e strukturës së kapitalit të saj.

Barrë siguruese

Vendosja e pasurisë si garanci për shlyerjen e një huaje

Bank

Një organizatë ku njerëzit dhe bizneset mund të investojnë ose të huazojnë para, ti këmbejnë ato etj.

Audit

Është një ekzaminim objektiv dhe vlerësim i pasqyrave financiare të një organizate për të siguruar që evidencat janë të sakta në lidhje me transaksionet e kryera.

Amortizimi

Është një teknikë e kontabilitetit e përdorur për të ulur vlerën e kostos së jetës në mënyrë graduale së një aktivi me një plan fix

Aktiv

Diçka me vlerë që i përket një personi ose organizate që mund të përdoret për pagesën e detyrimeve

Aksioner

Një person I cili zotëron aksionet e një kompania dhe si rrjedhim duke marrë të drejtën të marrë vendime për këtë kompani si edhe të përfitoj nga të ardhurat që rrjedhin nga biznesi kësaj kompanie