Dega Internet

Informacione të përgjithshme

BKT Dega Internet është në shërbimin tuaj 24 orë. Ti mund të kryesh shumë lehtë çdo transaksion  bankar kudo, të duhet vetëm një kompjuter.

Lidhur me mënyrën e operimint në BKT Dega Internet të lutem referojuni manualit të detajuar. 

Për më shumë informacion për çdo problem, kërkesë ose ndihmë teknike, mund të telefonosh në BKT Call Center, në numrin e telefonit+355 4 2 266 288, në shërbim 24 orë çdo ditë.

Nëse je klient individ i BKT, ke të firmosur KSHBI (versionin 002 ose me të lartë) dhe ke të regjistruar numrin tënd personal të telefonit në degë, ti mund të jesh përdorues i BKT Dega Internet. Për të bërë regjistrimin, ju duhet të pajiseni me numrin tuaj të klientit.

Numri i klientit është një numër i cili ju jepet kur hapni një llogari në BKT. Numri i klientit përdoret në hapin e parë të proçesit të hyrjes.

Fjalëkalimi është një kombinim i karaktereve alfanumerike, që ju duhet të krijoni gjatë proçesit të regjistrimit për sigurinë tuaj.

FNP (Fjalëkalim me një Përdorim) është një hap sigurie i proçesit të hyrjes në BKT Dega Internet. Kërkohet të vendoset Fjalëkalimi që të dërgohet në celularin tënd nëpërmjet mesazhit në momentin e hyrjes.

Tastiera virtuale është një aplikim opsional që ti mund të përdorësh për të shmangur rrezikun e ndonjë sulmi të të dhënave të identifikimit.

Nëse ju harroni numrin tuaj të klientit ose fjalëkalimin, ju mund të kontaktoni me BKT Call Center në numrin +355 4 2266 288. Gjithashtu edhe nëse ju është bllokuar llogaria juaj në Dega Internet, ju lutem kontaktoni sërish me shërbimin e klientit BKT Call Center ne numrin +355 4 2266 288.

Nëse gjatë logimit në Dega Internet nuk merrni ndonjë mesazh FNP, atëherë kontrolloni nëse jeni brenda zonës së mbulimit të rrjetit tënd GSM ose kontrollo kutinë e mesazheve nëse është plot.

Nëse doni të ndryshoni fjalëkalimin tuaj, ju duhet të shkoni tek menu-ja e Mbi Sigurinë në Degën Internet. Për arsye sigurie, do të kërkohet të ndryshosh fjalëkalimin tënd çdo 180 ditë.

Në rast se humbisni celularin tuaj, duhet të mbyllni kartën SIM sa më shpejt të jetë e mundur për të evituar ndonjë rrezik referuar dërgimit të FNP në proçesin e logimit.

Nëse merrni një mesazh FNP nga BKT edhe pse nuk jeni përpjekur të hyni në Degën Internet, ju lutem përpiquni të ndryshoni fjalëkalimin tuauj nëse është e mundur dhe/ose kontaktoni me BKT Call Center në mënyrë që të merren veprime të mëtejshme për sigurinë e llogarisë. Për detaje mbi këshillat për sigurinë e BKT Dega Internet mund ti gjeni tek “Rregullat e Sigurisë”.

Ju mund të aksesoni BKT Dega Internet dhe nga jashtë Shqiperisë. Nuk ka nevojë për kërkesa shtesë, duhet vetëm të kesh të njejtin numër celulari të deklaruar në degë.

Sugjerohet që logimi në BKT Dega Internet të aksesohet me Internet Explorer, Mozilla Firefox, Opera, Safari dhe Google Chrome. Kërkohet të përdoret të paktën versioni 6.0 per Internet Explorer, megjithatë ne rekomandojmë versionin 7.0 për një performancë më të mirë.

Ju mund të përdorni BKT Dega Internet për gjatë të gjithë 24 orëshit. Nuk ka limit në oraret e transaksioneve financiare. (Përjashtime:  nuk mund të bësh transaksione financiare gjatë procesit ditor të përditësimit që fillon në orën 21.00 dhe zgjat deri në mesnatë). Transaksionet ekzekutohen online. Ju mund të kontrolloni ato online duke vizituar menunë “Veprimet e Llogarisë”. Nëse nuk mund të kryeni një transaksion financiar, do të informohesh me një mesazh gabimi specifik për arsyen. Nëse shihni një mesazh gabimi të përgjithshëm ju lutem kontaktoni për detaje me BKT Call Center në numrin e telefonit +355 4 2 266 288.

Për secilën menu, ka një opsion ‘ndihmë’. E gjen në krye të çdo faqeje e cila jep detaje për menunë që po dëshiron të përdorësh.

Ju mund të dërgoni ankesën ose sugjerimin tuaj duke plotësuar formularin ankesë/sugjerim në faqen zyrtare në link-un:

Sugjerime & Ankesa Formë ose mund të klikoni Kontaktet e cila është e vendosur në krye të faqes në Degën ‘Internet’,për të lënë një mesazh.

Gjithashtu ju mund të kontaktoni shërbimin Call Center në numrin +355 42 266 288 për të raportuar ankesën/sugjerimin tuaj 24 orë në 7 ditë të javës, nëpërmjet email-it në adresën callcenter@bkt.com.al ;info@bkt.com.al, në rrjetet sociale të Bankës Kombëtare Tregtare ose mund të na shkruani në numrin tonë ËhatsApp  +355674000018.