Depozita Step Up

Depozitë me interes progresiv çdo 6-mujor

Dëshironi të investoni në depozita, por të keni edhe fleksibilitet në tërheqje pa humbur interesat e përfituara?
Atëherë zgjidhja më e mirë është Depozita Step Up me interesa në rritje pas çdo 6-mujori dhe mundësi tërheqjeje të interesave të përfituar.

Ju mund të zgjidhni të hapni produktin më të ri në BKT, Depozitën STEP UP, vetëm në monedhën Lekë

  • Depozita Step Up ofrohet për një afat 2 vjeçar.
  • Normat e interesit që do të përfitoni në depozitën tuaj janë përcaktuar që në momentin e investimit dhe përfitimi juaj nuk do të preket nga ndryshimet e normave të interesit në treg. 
  • Interesi përfitohet çdo fund 6-mujori dhe nuk ka detyrim kthimi edhe nëse depozita tërhiqet përpara afatit 2 vjeçar.

Më tepër detaje mbi normat e interesit mund të gjeni duke klikuar mbi linkun

Depozita Step Up nuk rinovohet automatikisht. Nëse ju dëshironi ta rinovoni investimin tuaj atëherë duhet të kryeni një kontratë të re me normat e interesit në fuqi në momentin e investimit.

Bazuar në ligjin “Për Sigurimin e Depozitave” nr. 53/2014, date 22.05.2014, llogaritë dhe depozita në BKT sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) Lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave - www.asd.gov.al