Llogari rrjedhëse

Llogari Rrjedhëse

Llogaria për përdorim të përditshëm, e cila ju ofron fleksibilitet dhe forma të ndryshme aksesi në bankën tuaj.

Përdorimi

  • Ju mund të përdorni llogarinë rrjedhëse për veprime të ndryshme bankare si:
  • Depozitime dhe tërheqje
  • Transferta brenda dhe jashtë vendit
  • Pagesa për të tretët
  • Pagesa fature
  • Debitim Direkt (pagesa automatike fature)
  • Pagesa Periodike (në shuma fikse, brenda BKT-së)
  • Pagesë Kredie
  • Pagesë Karte Krediti

Siguroni akses mbi llogarinë tuaj nëpërmjet:

  • Degëve / filialeve të BKT
  • Degës “Internet” 
  • BKT Smart
  • ATM-ve të BKT-së dhe bankave të tjera, me Kartën e Debitit BanKomaT

Paguani cash nga llogaria juaj me:

  • Çek Bankar

Avantazhet

  • Fleksibilitet: Kryeni veprime në çdo moment, në çdo degë në Shqipëri dhe kudo ndodheni me degën “Internet”.
  • Transparencë: Informohuni për gjendjen dhe veprimet e kryera në llogari në çdo kohë.
  • Komoditet: Lehtësohuni nga mbajtja e parave. Me kartën e debitit tërhiqni cash në ATM dhe bëni pagesa për blerje nëpërmjet POS.

Përfitimet

  • Kartë Debiti Falas - Maestro ose Visa Electron. Karta e debitit është protofoli juaj i ri. Ju mund të tërhiqni para 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, dhe mund të paguani kudo ku shikoni logon Master Card/ Visa. Në Atm-të e BKT ju mund të tërhiqni lekë ose Euro, jo vetëm nga llogaria kryesore por edhe nga 3 llogari të tjera, te cilat mund t’i lidhni me kartën.
  • Dega “Internet” – Banka në kompjuterin tuaj!
  • BKT Smart – Aplikacioni bankar më i zgjuar në celularin tënd!
  • Debitimi Direkt Falas – pagesë automatike e faturave. Nuk keni pse stresoheni më çdo muaj pasi tashmë Banka do të paguajë faturat për ju. 
  • Pagesa Periodike në shuma fikse për pagesa qeraje, abonime mujore, pagesa shkolle, pagesa kredie, kursime, etj, direkt nga llogaria rrjedhëse.
  • Transferta në nisje dhe në mbërritje, brenda dhe jashtë vendit, me komisione shumë konkuruese.

Si të hapni një llogari rrjedhëse?

  • Aplikoni në një nga degët e BKT duke u paraqitur me dokument identifikimi*.
  • Dhe nëse tashmë jeni klient i BKT mund t’i hapni vetë llogaritë tuaja, duke përdorur Degën “Internet”.

* Për shtetasit shqiptarë mbi 16 vjeç – Kartë Identiteti, nën 16 vjeç – Çertifikatë me fotografi dhe për shtetasit e huaj – Pasaportë

Bazuar në ligjin “Për Sigurimin e Depozitave” nr. 53/2014, date 22.05.2014, llogaritë dhe depozita në BKT sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave -  www.asd.gov.al