Depozita Elastike

Depozita Elastike

Ju përzgjidhni afatin e maturimit që dëshironi.

Fleksibiliteti në afat ju jep mundësinë të personalizoni depozitën sipas nevojave dhe qëllimeve tuaja.

  • Afatet e depozitës elastike variojnë nga 40 në 360 ditë dhe nga 737 në 1095 ditë. Njihuni me afatet dhe interesat respektive sipas buletinit të fundit të Normave të Interesit.
  • Depozita Elastike mund të hapet në monedhat lekë, Euro, Dollar Amerikan ose Paund Britanik.
  • Interesi përfitohet në datën e maturimit të depozitës dhe humbet nëse kjo e fundit tërhiqet përpara afatit.
  • Depozita Elastike është e pa-rinovueshme automatikisht.

Depozita Elastike është e përshtatshme thjesht e vetëm për ju, zgjateni maturitetin e depozitës suaj dhe përfitoni interesa më të larta.Bazuar në ligjin “Për Sigurimin e Depozitave” nr. 53/2014, date 22.05.2014, llogaritë dhe depozita në BKT sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave - www.asd.gov.al