Llogari Kursimi

Llogari Kursimi

Rrisni çdo ditë vlerën e kursimeve tuaja me BKT, për të arritur qëllimet tuaja më shpejt!

Të kursesh para nuk është edhe aq e thjeshtë por kur llogaria e kursimit kërkon një minimum të vogël parash atëher është një fillim i mbarë.

Në llogarinë e kursimit mund të depozitosh dhe tërheqësh sa herë të duash mjafton të respektosh minimumin e kërkuar të llogarisë. Ti vetëm perfiton interesa pa komision të tërheqjes apo mirëmbajtjes së llogarisë.

Pse të kursejmë?

  • Kursejmë për shkollim
  • Kursejmë për pushime
  • Kursejmë për sigurime private
  • Kursejmë për pension shtesë
  • Kursejmë për përmirësim jetese
  • Kursejmë për kontrolle mjeksore
  • Kursejmë për shpenzime të paparashikuara

Si kursejmë?

  • Duke kaluar përfitimet mujore
  • Duke depozituar shuma të vogla në çdo moment
  • Duke lidhur një pagesë periodike me llogarinë e pagës
  • Duke pritur transferta
  • Duke grumbulluar interesat e kontratës së depozitës
  • Duke kursyer balancat e fundit të muajit

Hapja

Mund të kryhet në çdo moment në të gjithë rrjetin e Degëve të BKT, Dega Internet ose BKT Smart

Monedha e hapjes: Lekë, Euro, Dollar dhe Paund

Përfiton çdo individ vetëm duke paraqitur dokumentin e identifikimit 

Cdo individ nën moshën 18 vjeç në prani të përfaqësuesit ligjor duke paraqitur dokumentat e identifikimit dhe çertificatë familjare

Kreditimi

Kreditimet në llogari janë të palimituara.

Në llogarinë e kursimit mund të kryhen depozitime në çdo moment nga çdo person i interesuar dhe të priten transferta në shuma nga më të ndryshmet.

Pagesa periodike e bën më të thjeshtë kursimin. Nëpërmjet një llogarie rrjedhëse mbajtësi i llogarisë përcakton vetë shumën fikse dhe periodicitetin që kërkon të kalohet automatikisht në llogarinë e kursimit.

Interesi

Sa më e lartë shuma që mbani gjendje në llogari aq më i lartë shuma e interesit që do të përfitoni.

Ju jeni gjithnjë fitues sepse interesi juaj nuk humbet edhe po të kryeni tërheqje nga llogaria e kursimit.

Interesi llogaritet mbi gjendjen ditore dhe përfitohet në fund të çdo tremujori.

Banka është e detyruar me ligj të mbajë tatim në burim mbi interesin bankar të miratuar me ligj dhe të aplikueshëm në momentin e përfitimit të interesit nga klienti.

Për më shumë informacion

Drejtohuni në degën BKT më afër jush ose kontaktoni Call Center në numrin +355 4 22 66 288

Bazuar në ligjin “Për Sigurimin e Depozitave” nr. 53/2014, date 22.05.2014, llogaritë dhe depozita në BKT sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave - www.asd.gov.al