Shërbimi i pagave

Llogaritë e pagës në BKT ofrojnë një fushë të gjerë shërbimesh dhe akses tepër fleksibël në të ardhurat e pagamarrësit.

Çfarë pret secili nga ne kur merr pagën në bankë?

  1. Një llogari 
  2. Një kartë debiti - për të kontrolluar gjendjen e llogarisë, për të tërhequr paratë nga ATM, për të rimbushur celularin ose për të paguar për blerjet në dyqan ose në internet.
  3. Një degë online apo BKT Smart - për të kontrolluar dhe kryer çdo veprim vetë dhe kur të dojë dhe mundësisht të gjitha falas.
  4. Përdorime të shërbimeve bankare elektronike me 0 komision

Pa dyshim që zgjedhja dhe përdorimi është sipas nevojave dhe interesit tuaj. Por ne do t’ju sugjeronim që të mos humbisni rastin dhe komoditetin e përdorimit të çdo një prej produkteve tona.