Kredi për makinë

Kredi për makinë të re

Përshkrimi i produktit               
 

Tashmë makinat personale janë një domosdoshmëri në Shqipëri, duke iu ofruar pronarëve të tyre një lehtësi në lëvizje brenda në qytet dhe në gjithë vendin, vetëm apo me familjen ose shoqërinë.
 
Ju do të mund të provoni kënaqësinë që ju ofron një udhëtim i rehatshëm dhe i shpejtë, duke blerë një makinë të re, me kushtet më të përshtatshme, tek një nga koncensionarët tuaj të preferuar të makinave. Për më tepër, ne ju kursejmë kohën e negocimit me shpërndarësit e makinave
 
BKT ka një paketë speciale për shërbimin e financimit të makinave.

Afatet dhe Kushtet e kredisë
 
Shuma maksimale e kredisë             Deri në 3,000,000 Lekë dhe deri në 70% të
                                                            shumës së faturës ose cmimit të
                                                            shitjes së makinës
 
Afati i kredisë                                    Deri në 4 vjet
 
Norma e interesit fillon nga              Lekë: Bono Thesari 1vit+ 5.5%
 
                                                           Euro: Euribor 1 vit+ 6.5%
 
                                                           USD:  Libor 1vit+ 6.5%
Komision i Disbursimit                      1.5%
Mbulimi i kredisë                              Bllokimi i makinës qe do të blihet dhe sigurimi
                                                           Full Casco me përfitues Bankën
Për informacione të mëtejshme klikoni më poshtë në Fletën e standardizuar të
informacionit parakontraktor
 
Por nëse mendoni që është më mirë të kurseni pak dhe të blini një makinë të përdorur kushtet janë si më poshtë:
 
Afatet dhe Kushtet e kredisë
 
Shuma maksimale e kredisë             Deri në 1,000,000 Lekë dhe deri në 60% të
                                                           cmimit të shitjes së makinës
 
Afati i kredisë                                    Deri në 4 vjet
 
Norma e interesit fillon nga              Lekë: Bono Thesari 1vj + 8%
Komisioni i disbursimit                     1.5%
Mbulimi i kredisë                               Bllokimi i makinës që do te blihet, sigurimi
                                                            Full Casco me përfitues Bankën dhe dorëzania e dy personave
 
 Për informacione të mëtejshme klikoni më poshtë në Fletën e standardizuar të
 informacionit parakontraktor
 
Ju lutem shkarkoni   dokumentacionin përkatës për Kredi për Makine (të Re dhe të përdorur)
 
Ju lutem shkarkoni Fletën e standardizuar të informacionit parakontraktor për Kredi për Makinë të re
Ju lutem shkarkoni Fletën e standardizuar të informacionit parakontraktor për Kredi për Makinë të përdorur