Lajmërime

JCR Eurasia Rating rivlerëson BKT me AAA (Alb) për të shtatën herë radhazi

(Tiranë, 30 Qershor, 2015) - JCR Eurasia Rating, ka vlerësuar Bankën Kombëtare Tregtare për të shtatën herë radhazi me notën ‘AAA (Alb)’ dhe me një situatë “të qëndrueshme” në terma afatgjatë në nivel kombëtar, që tregon nivelin më të lartë të investimit. 
AAA (Alb) është nota më e lartë e mundshme brenda tregut vendas dhe tregon që BKT ruan pozitat e saj si institucioni bankar më i besueshëm dhe më i fortë financiarisht në Shqipëri.

JCR-ER ka vërejtur se BKT ka dominuar tregun duke zotëruar 24,33% të tij, duke e bërë bankën më të madhe në Shqipëri. Ashtu si dhe në vitet e mëparshme, treguesit e përfitueshmërisë mbi mesataren e sektorit dhe  burimet e qëndrueshme të të ardhurave, niveli i përmirësuar i kapitalizimit, baza e gjerë a depozitave dhe rritja mbi mesataren e sektorit janë faktorët kryesorë qe e diferencojnë BKT-në nga sektori në nje drejtim pozitiv dhe mbështetës kundrejt të gjitha vlerësimeve të dhëna. 

BKT, banka më e madhe në sektorin bankar shqiptar bazuar në madhësinë e aseteve që në qershor 2014, ka ruajtur tendencën e rritjes së pandërprerë dhe u rendit banka më e madhe në sektor në të gjitha fushat kryesore bankare të depozitave, aseteve, kapitalit aksioner dhe fitimit neto.

Lajmet e tjera

Lajme mbi BKT
Tiranë, Shqipëri (15 shkurt 2019) – Banka Kombëtare Tregtare qartëson pozicionin e saj lidhur me publikimet e disa portaleve si më poshtë:
Tirana, Albania (February 15, 2019)
Banka Kombëtare Tregtare clarifies its position regarding the publications in some portals as follows:
Tirana, Albania (20 March 2019)
Banka Kombetare Tregtare, inform all the customers, individuals or legal representatives of the commercial enterprises, that during 2019 will expire the Identification Documents issued on 2009.