Lajmërime

JCR Eurasia Rating vlerëson BKT-në me AAA (Alb) për Qeverisjen e Korporatave 

Tiranë, Shqipëri (30 Tetor 2014) - JCR Eurasia Rating, duke vlerësuar praktikat e qeverisjes së korporatave të BKT-së, ka vlerësuar bankën me 85,23 (AAA (Alb)/Distinctive) pikë nga 100 për nivelin e përgjithshëm të pajtueshmërisë me Kodin e Qeverisjes së Korporatave në Shqipëri dhe rregulloret e lidhura. 
Vlerësimi i caktuar për BKT nënkupton një nivel shumë të lartë të përputhshmërisë me parimet e kodit si dhe shkallën e saj në nivelin a/Ekselent. JCR Eurasia beson se niveli i përgjithshëm i pajtueshmërisë arritur nga BKT do të mbahet edhe gjatë periudhës së monitorimit 12 mujor. Në këtë drejtim, perspektiva e bankës është përcaktuar si "e qëndrueshme"
JCR Eurasia Rating është dega Euroaziatike e Agjencisë Japoneze të Vlerësimit të Kredive, një nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë.
BKT është kompania e parë shqiptare që është vlerësuar nga një institucion financiar ndërkombëtar për Qeverisjen e Korporatave.

Lajmet e tjera

BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026
Banka Kombëtare Tregtare është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” në çmimet prestigjioze Euromoney Awards for Excellence 2026, duke vlerësuar performancën e fortë financiare të Bankës, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv te klientët në të gjithë Shqipërinë. Kjo është hera e tetë që BKT merr nga Euromoney çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
BKT merr certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për menaxhimin e sigurisë së informacionit
BKT ka marrë certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për Sistemin e saj të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS), duke konfirmuar zbatimin e një kuadri të strukturuar dhe efektiv për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit.
Muaji i Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm
Gjatë muajit Maj 2026, Grupi i Auditimit të Brendshëm në BKT shënoi Muajin e Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm me një sërë aktivitetesh të konceptuara për të forcuar kuptimin mbi profesionin dhe për të nxitur dialogun në të gjithë bankën.