Lajmërime

BKT VLERËSOHET SI BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI PËR VITIN 2012 NGA REVISTA “EUROMONEY” 

Londër, Mbretëria e Bashkuar (5 Korrik, 2012)-Banka Kombëtare Tregtare (BKT) është vlerësuar me çmimin “Banka  më e mirë ne Shqipëri” në ceremoninë  e ndarjes së çmimeve për përsosmëri, për vitin 2012, nga revista e shquar ndërkombëtare financiare Euromoney. Ceremonia e ndarjes së çmimeve  u zhvillua më 5 korrik në Londër në darkën e organizuar  nga revista “Euromoney”. Çmimi iu dha z. Mehmet Usta, Kryetar i Bordit Drejtues të BKT-së dhe z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues te BKT-së.
Gjatë fjalës të tij , z. Mehmet Usta , Kryetar i Bordit Drejtues të BKT-së u shpreh: “Jam shumë i kënaqur që marr këtë çmim prestigjioz në emër të të gjithë stafit të BKT-së. Ky çmim bazohet në rritjen tonë të madhe, përfitueshmërinë e qëndrueshme, zgjerimin e madh në gamën e produkteve dhe performancën e sukseshme që ne kemi treguar veçanërisht në vitet e fundit.
“Ne kemi ditur gjithmonë se si  të përfitojmë nga krizat dhe t’i trajtojmë ato si mundësi. Ky çmim i cili është në përputhje me ata të mëparshmit, marrë së fundmi nga institucione të tjera financiare prestigjioze, tregon se suksesi i përket atij që është i mirë përgatitur dhe di se si të përshtatet në periudha të vështira”-  shtoi z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues të BKT-së.
Revista Euromoney,  botuar nga  Euromoney Institutional Investor PLC, është një revistë  periodike mujore e cila i përkushtohet financave ndërkombëtare bankare, analizave financiare, këmbimit valutor, menaxhimit të aseteve,  investimeve bankare private, borxheve dhe tregjeve të kapitalit. Çmimi për Përsosmëri nderon ato institucione dhe ata individë që demonstrojnë udhëheqje, risi, dhe që sigurojnë nivelet më të larta të shërbimit  dhe ekspertizës ndaj klientëve të tyre. Botuesi, Euromoney Institutional Investor PLC, me zyrat e saj kryesore të vendosur në Londër, Nju Jork dhe Hong Kong, është rregjistruar në bursën e Londrës dhe anëtar i indeksit të aksioneve FTSE-250.  Ky grup medial ndërkombëtar lider i modelit biznesit-për-biznes i fokusuar para së gjithash në sektorin ndërkombëtar financiar, publikon me shumë se 100 revista, buletine informative dhe gazeta.
BKT është banka e dytë më e madhe në  Shqipëri  me 2.1 miliard dollarë asete dhe 1.7 miliard  dollarë depozita . BKT është banka më e vjetër tregtare në vend , me një rrjet prej 82 degësh , 59 prej të cilave ndodhen në Shqipëri  dhe 23 në Kosovë , duke e renditur BKT-në si banka më e madhe në rajon. Së fundmi është vlerësuar sërish nga revista prestigjioze angleze “THE BANKER” si “Banka më e mirë  në Shqipëri për vitin 2011” për të tretin vit radhazi, dhe dy herë radhazi nga EMEA FINANCE.

Lajmet e tjera

Lajme mbi BKT
Tiranë, Shqipëri (15 shkurt 2019) – Banka Kombëtare Tregtare qartëson pozicionin e saj lidhur me publikimet e disa portaleve si më poshtë:
Tirana, Albania (February 15, 2019)
Banka Kombëtare Tregtare clarifies its position regarding the publications in some portals as follows:
Tirana, Albania (20 March 2019)
Banka Kombetare Tregtare, inform all the customers, individuals or legal representatives of the commercial enterprises, that during 2019 will expire the Identification Documents issued on 2009.