Lajmërime

“EUROMONEY”  RIVLERËSON BKT-në SI “BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI” PËR TË TRETËN HERË RRADHAZI
Tiranë, Shqipëri (11 Korrik, 2014) - Revista Euromoney ka rivlerësuar Bankën Kombëtare Tregtare, si “Banka më të mirë në Shqipëri për vitin 2014” bazuar nëperformancën e saj tëshkëlqyer. Kjo është hera e tretë rradhazi që BKT-së i është dhënë ky çmim i nderuar në fushën e industrisë së shërbimeve financiare nga kjo revistë. Çmimi iu dorëzua Kryetarit të Bordit Drejtues të Bankës, Z. Mehmet Usta dhe Drejtorit të Përgjithshëm e Anëtarit të Bordit Drejtues,  Z. Seyhan Pencabligil,  në mbrëmjen gala të zhvilluar në Londër më 10 Korrik 2014.
Gjatë ceremonisë Kryetari i Bordit Drejtues të Bankës Z. Usta theksoi se BKT, e cila është banka më e vjetër në Shqipëri, ka vijuar të jetë konkurruese e fortë në treg me anë të zhvillimit dhe qëndrueshmërisë financiare dhe duke ofruar një gamë të gjerë produktesh me cilësi të lartë në fushën financiare. “Ky çmim ashtu si dhe të tjerët që janë bërë si të përditshëm për ne, dëshmojnë punën tonë efikase dhe të sukseshme në nivel ndërkombëtar.” – u shpreh Z.Usta.
Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues shtoi gjithashtu se: “Pavarësisht situatës së vështirë ekonomike në vend ne kemi bërë të mundur rritjen e pjesës sonë të tregut në të gjitha segmentet e bankës në përputhje me vizionin tonë. Përpjekjet tona do të vazhdojnë në dhënien e kontributit për të ngritur ekonominë e Shqipërisë, kjo duke rritur financimin e individëve dhe të kompanive për të shfrytëzuar potencialin e tyre të pafundëm për rritjen dhe zhvillimin e vendit. 
Euromoney është një ndër botimet kryesore në botë në fushën financiare. Për më shumë se 20 vjet revista jep vlerësime për sistemet bankare globale dhe për tregjet e kapitalit.
Vlerësimi për të tretin vit rradhazi i BKT si “Banka më e mirë në Shqipëri”, konfirmon pozicionin e saj si bankë novatore, financiarisht e fortë dhe lider në sektorin bankar shqiptar.
BKT ka një total asetesh prej 2.7 miliard dollarë e 2.2 miliard dollarë depozita. BKT është banka më e vjetër tregtare në vend, me një rrjet prej 86 degësh, 62 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 24 në Kosovë, duke e bërë BKT-në bankën më të madhe shqiptare në rajon.

Lajmet e tjera

Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".
BKT feston rihapjen e degës historike në Durrës
Sot më datë 23 nëntor në qytetin e Durrësit u festua rihapja e degës historike të BKT në këtë qytet.