Lajmërime

BKT VLERËSOHET ME DY ÇMIME TË RËNDËSISHME NGA EMEA FINANCE

Tbilisi, Gjeorgji (14 Maj, 2015) – Çmimet dhe vlerësimet vazhdojnë të reflektojnë suksesin e Bankës Kombëtare Tregtare në tregun shqiptar. BKT është vlerësuar si “Banka Më e Mirë Lokale në Shqipëri” si dhe me Çmimin “Për Përgjegjshmërinë Sociale të Korporatës për Europën Qëndrore dhe Lindore dhe për Shtetet e Pavarura të Commonwealth-it” nga revista prestigjioze britanike EMEA Finance. Kjo revistë, një nga revistat financiare më të rëndësishme në botë, ndjek zhvillimet në tregjet financiare të Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. EMEA Finance shpërndan çdo vit çmimet për bankat dhe institucionet financiare më të mira në këto tregje.
Ceremonia e akordimit të çmimeve u zhvillua në Tbilisi, Gjeorgji, në vijim të Mbledhjes së Përgjithshme Vjetore të BERZH. Në ceremoni morën pjesë Z. Fatih Karli, Drejtor i Grupit të Bankingut Individual dhe Z. Ibrahim Yasar, Drejtor i Grupit të Auditit të Brendshëm në BKT. 

Çmimi si Banka Më e Mirë Lokale në Shqipëri, i cili merret nga BKT për të pestin vit rradhazi, vjen në kuadër të arritjeve të jashtëzakonzhme të bankës si për sa i takon pjesës së tregut në të gjitha segmentet e biznesit, ashtu edhe për përfitueshmërinë e lartë që Banka ka patur ndonjëherë.

Çmimi për Përgjegjshmërinë Sociale të Korporatës për Europën Qëndrore dhe Lindore dhe për Shtetet e Pavarura të Commonwealth-it konfirmon suksesin e zbatimit të politikës së përgjegjshmërisë sociale të korporatës së BKT-së me nisma innovative që prekin aspektet më të rëndësishme të shoqërisë shqiptare. Banka mbetet e angazhuar gjithmonë për të kontribuar dhe mbështetur projekte që ndihmojnë në përmirësimin e kushteve sociale, shëndetësore dhe mjedisore të komunitetit ku ajo bën pjesë.   

BKT është banka më e madhe dhe banka më e vjetër tregtare në Shqipëri me një total prej 2.5 miliardë USD në asete dhe 1.9 miliardë USD në depozita. Rrjeti i BKT përfshin 89 degë, nga të cilat 63 janë të vendosura në Shqipëri dhe 26 prej tyre në Kosovë, duke e bërë BKT-në bankën më të madhe shqiptare në rajon. 
 

Lajmet e tjera

Lajme mbi BKT
Tiranë, Shqipëri (15 shkurt 2019) – Banka Kombëtare Tregtare qartëson pozicionin e saj lidhur me publikimet e disa portaleve si më poshtë:
Tirana, Albania (February 15, 2019)
Banka Kombëtare Tregtare clarifies its position regarding the publications in some portals as follows:
Tirana, Albania (20 March 2019)
Banka Kombetare Tregtare, inform all the customers, individuals or legal representatives of the commercial enterprises, that during 2019 will expire the Identification Documents issued on 2009.