Lajmërime

EMEA FINANCE ZGJEDH BKT PËR TË GJASHTËN HERË SI BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI 


Vienë, Austri (29 Prill, 2016) – Çmimet dhe vlerësimet vazhdojnë të reflektojnë suksesin e BKT në sektorin bankar. Banka Kombëtare Tregtare është zgjedhur për të gjashtin vit rradhazi si “Banka më e Mirë në Shqipëri për vitin 2015” nga revista prestigjoze EMEA Finance. 
EMEA Finance, një nga revistat financiare më të rëndësishme në botë, ndjek zhvillimet në tregjet financiare të Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës, dhe shpërndan çdo vit çmimet për bankat dhe institucionet financiare më të mira.

Ceremonia e dhënies së çmimeve u zhvillua në Vienë, Austri.  Në ceremoni morën pjesë Z.Ismail Hakki Ergener, Anëtar Bordi i BKT dhe Z. Aydin Argin, Drejtor i Grupit të Bankingut Tregtar dhe Korporatës në BKT. 

BKT, e themeluar në 1925,  është banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri.  Me një total asetesh prej 2.8 miliard dollarë dhe 2.2 miliard dollarë depozita, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet  rrjetit të saj prej 90 degësh, 64 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.

Lajmet e tjera

Lajme mbi BKT
Tiranë, Shqipëri (15 shkurt 2019) – Banka Kombëtare Tregtare qartëson pozicionin e saj lidhur me publikimet e disa portaleve si më poshtë:
Tirana, Albania (February 15, 2019)
Banka Kombëtare Tregtare clarifies its position regarding the publications in some portals as follows:
Tirana, Albania (20 March 2019)
Banka Kombetare Tregtare, inform all the customers, individuals or legal representatives of the commercial enterprises, that during 2019 will expire the Identification Documents issued on 2009.