Lajmërime

 “EUROMONEY”  RIVLERËSON BKT-në SI “BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI” PËR TË KATËRTËN HERË RRADHAZI
Tiranë, Shqipëri (10 korrik 2015) - Revista Euromoney ka rivlerësuar Bankën Kombëtare Tregtare, si “Banka më të mirë në Shqipëri për vitin 2015”  bazuar në performancën e saj të shkëlqyer. Kjo është hera e katërt rradhazi që BKT-së i është dhënë ky çmim i nderuar në fushën e industrisë së shërbimeve financiare. Çmimi iu dorëzua Kryetarit të Bordit Drejtues të Bankës, Z. Mehmet Usta,  në mbrëmjen gala të zhvilluar në Londër më 9 Korrik 2015.
Gjatë ceremonisë Kryetari i Bordit Drejtues të Bankës Z. Usta theksoi se: “Edhe njëherë BKT ka dëshmuar se është Banka Më e Mirë në Shqipëri. Ne jemi krenar që rritja jonë e vazhdueshme, produktet inovative dhe shërbimi ndaj klientit nuk kanë kaluar pa u vënë re.  Ne jemi lider në Shqipëri në të gjithë treguesit kryesor si asetet, fitimi, kapitali, depozitat dhe kreditimi individual, dhe jemi të gatshëm të tregojmë të njëjtën histori suksesi edhe në rajon. Për sa kohë që zbatojmë strategjinë tonë të rritjes në përputhje me vizionin tonë, ne do të vazhdojmë të qenit Banka më e madhe dhe më e mirë në sistemin bankar shqiptar. Sekreti i suksesit tonë qëndron në kuptimin e plotë e të thellë të Shqipërisë, njerëzve të saj dhe nevojave të tyre, duke përshtatur vizionin dhe strategjinë tonë në vijueshmërinë e këtij kuptimi. Fakti që ne e konsiderojmë BKT-në si një pasuri të paçmueshme për Shqipërinë, ka forcuar besimin e njerëzve tek ne, dhe ky besim ka patur një rëndësi jetike për rritjen tonë. Unë i përgëzoj të gjithë punonjësit tanë për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm.”
Euromoney është një nga revistat financiare më të rëndësishme në botë. Për më shumë se 20 vjet, revista vlerëson sistemet bankare dhe tregjet e aseteve globale. Vlerësimi për të katërtin vit rradhazi i BKT si “Banka më e Mirë në Shqipëri”, konfirmon pozicionin e saj si bankë novatore, financiarisht e fortë dhe lider në sektorin bankar shqiptar.
Çmimi vjen menjëherë pas vlerësimeve të ngjashme nga dy revista të tjera prestigjioze, The Banker dhe EMEA Finance, të cilat vlerësuan BKT si Banka më e Mirë në Shqipëri.
BKT ka një total asetesh prej 2.6 miliard dollarë dhe 2 miliard dollarë depozita. E themeluar në 1925, BKT është banka më e vjetër tregtare në vend, me një rrjet prej 89 degësh, 63 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.

Lajmet e tjera

Lajme mbi BKT
Tiranë, Shqipëri (15 shkurt 2019) – Banka Kombëtare Tregtare qartëson pozicionin e saj lidhur me publikimet e disa portaleve si më poshtë:
Tirana, Albania (February 15, 2019)
Banka Kombëtare Tregtare clarifies its position regarding the publications in some portals as follows:
Tirana, Albania (20 March 2019)
Banka Kombetare Tregtare, inform all the customers, individuals or legal representatives of the commercial enterprises, that during 2019 will expire the Identification Documents issued on 2009.