Lajmërime

EMEA FINANCE ZGJEDH BKT PËR TË SHTATËN HERË SI BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI 

Vienë, Austri (Qershor, 2017) – Çmimet dhe vlerësimet vazhdojnë të reflektojnë suksesin e BKT në sektorin bankar. Banka Kombëtare Tregtare është zgjedhur për të shtatin vit rradhazi si “Banka më e Mirë në Shqipëri për vitin 2016” nga revista prestigjoze EMEA Finance. 
EMEA Finance, një nga revistat financiare më të rëndësishme në botë, ndjek zhvillimet në tregjet financiare të Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës, dhe shpërndan çdo vit çmimet për bankat dhe institucionet financiare më të mira. 
Sikurse edhe në vitet e kaluara BKT rikonfirmon rrugën e duhur që po ndjek në drejtim të shërbimit me cilësi të lartë, risive teknologjike, zgjerimit, stabilitetit financiar dhe përfitueshmërisë të lartë.
Ky çmim dëshmon se BKT është udhëheqëse e tregut në cilësi, risi të menaxhimit dhe shërbimit si dhe ekspertizës për të ndihmuar dhe zgjeruar klientelën e saj. 

BKT, e themeluar në 1925,  është banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri.  Me një total asetesh prej 3.1 miliard dollarë dhe 2.4 miliard dollarë depozita, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet  rrjetit të saj prej 93 degësh, 67 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.
Për më shumë informacion, vizitoni: www.bkt.com.al  
 

Lajmet e tjera

Lajme mbi BKT
Tiranë, Shqipëri (15 shkurt 2019) – Banka Kombëtare Tregtare qartëson pozicionin e saj lidhur me publikimet e disa portaleve si më poshtë:
Tirana, Albania (February 15, 2019)
Banka Kombëtare Tregtare clarifies its position regarding the publications in some portals as follows:
Tirana, Albania (20 March 2019)
Banka Kombetare Tregtare, inform all the customers, individuals or legal representatives of the commercial enterprises, that during 2019 will expire the Identification Documents issued on 2009.