Lajmërime

Tiranë, Shqipëri (28 Mars, 2017) – Java e Parasë është një festë mbarë botërore e parasë, me fokus ndërgjegjësimin e studentëve për mirë-menaxhimin e financave të tyre për një të ardhme të sigurt, duke pasur parasysh mundësitë që ju ofrohen në Shqipëri.

Banka Kombëtare Tregtare në mbështetje të Javës së Parasë, vlerësoi dhe mbështeti financiarisht konkursin “Sikur të ishim Bankierë” me studentët më të mirë të Departamentit të Financës së Fakulteteve Ekonomike të disa Universiteteve të përzgjedhura.

Studentët më të mirë të Degës Financë-Bankë paraqitën përpara jurisë një ofertë financiare për kompaninë Hydro Power Plant Company. Të tre skuadrat e dala nga universitetet u sollën si banka, ndërkohë juria me përfaqësues nga AAB, BKT, dhe Universitetet u sollën si kompania që përzgjodhi ofertën më të mirë. 
Në përfundim të konkursit u dhanë disa çmime sipas kategorive për:

  • * Ekipin fitues,
  • * Për tre folësit më të mirë,
  • * si edhe për të gjithë pjesëmarrësit.

Lajmet e tjera

Lajme mbi BKT
Tiranë, Shqipëri (15 shkurt 2019) – Banka Kombëtare Tregtare qartëson pozicionin e saj lidhur me publikimet e disa portaleve si më poshtë:
Tirana, Albania (February 15, 2019)
Banka Kombëtare Tregtare clarifies its position regarding the publications in some portals as follows:
Tirana, Albania (20 March 2019)
Banka Kombetare Tregtare, inform all the customers, individuals or legal representatives of the commercial enterprises, that during 2019 will expire the Identification Documents issued on 2009.