Lajmërime

BKT organizon takim me përfaqësues të Agrobiznesit

Tiranë, Shqipëri (23 Maj, 2016) – BKT organizoi një takim miqësor me përfaqësues të Agrobiznesit në ambjentet e hotel Sheraton. Në këtë takim të rëndësishëm për BKT morën pjesë sipërmarrës të ndryshëm të këtij sektori. Të pranishmit u përshëndetën nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues të BKT Z. Seyhan Pencabligil si edhe nga Drejtori Ekzekutiv i CBS (Creative Business Solutions), Z. Enio Jaço.

Gjatë fjalës së tij Z. Pencabligil u shpreh se: “Agrobiznesi është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, duke mbuluar rreth 50% të punësimit në shkallë vendi dhe afërsisht 1/5 e produktit të brendshëm bruto, ndërkohë që përfiton më pak se 5% të financimit.” Ai shtoi se: “BKT do të vazhdojë të jetë pranë këtij sektori, sikurse ka bërë deri më sot, dhe se një nga arsyet kryesore të këtij takimi është pikërisht forcimi i marrëdhënieve reciproke si edhe zhvillimi i mëtejshëm i tyre me projekte të reja.”
Të ftuarit u përshëndetën edhe nga Z. Jaço, i cili theksoi potencialin e madh gjeografik dhe klimaterik të vendit tonë në zhvillimin e këtij sektori. Ai vijoi me prezantimin e Granteve të ndryshëm që do të aplikohen në vitet e ardhshme nga organizata ndërkombëtare në bashkëpunim me qeverinë Shqiptare, duke theksuar edhe rëndësinë e madhe të bankave në realizmin e këtij proçesi. Ai gjithashtu përgëzoi BKT si një nga bankat lider në financimin dhe mbështetjen e këtij sektori, me një larmi të gjerë produktesh të personalizuara.
Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të interesuarit në sektorin e Agrobiznesit për tu njohur me mundësitë dhe zhvillimet potenciale, si dhe për të përfituar nga eksperienca disa vjeçare e BKT dhe CBS në investimet e kryera në këtë sektor. 
BKT është banka më e madhe dhe më e vjetër tregtare në vend, me një rrjet prej 90 degësh, 64 prej të cilave operojnë në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.

Lajmet e tjera

Lajme mbi BKT
Tiranë, Shqipëri (15 shkurt 2019) – Banka Kombëtare Tregtare qartëson pozicionin e saj lidhur me publikimet e disa portaleve si më poshtë:
Tirana, Albania (February 15, 2019)
Banka Kombëtare Tregtare clarifies its position regarding the publications in some portals as follows:
Tirana, Albania (20 March 2019)
Banka Kombetare Tregtare, inform all the customers, individuals or legal representatives of the commercial enterprises, that during 2019 will expire the Identification Documents issued on 2009.