Lajmërime

BKT PRANË SEKTORIT TË NDËRTIMIT

Tiranë, Shqipëri (18 Prill, 2016) – BKT organizoi një takim miqësor me përfaqësues të biznesit në fushën e ndërtimit në ambjentet e hotel Sheraton. Në këtë takim të rëndësishëm për BKT morën pjesë sipërmarrës nga fusha e ndërtimit. Të pranishmit u përshëndetën nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues të BKT Z. Pencabligil si edhe nga përfaqësuesi i shoqatës së ndërtuesve  Z. Avenir Kika.
Gjatë fjalës së tij Z. Seyhan u shpreh se: “ Mbetemi me besimin që ditët e këqija kanë kaluar dhe ditë më të mira do të vijnë për këtë sektor. BKT ka qenë dhe do të jetë një nga mbështetësit kryesor të sektorit të ndërtimit në vend duke ditur se banka jonë luan një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimet e vendit duke kredituar bizneset dhe duke kontribuar aktivisht në zhvillimin e ekonomisë shqiptare”.
Të ftuarit u përshëndetën edhe nga Z. Kika ku theksoi se : “Aktualisht sektori i ndërtimit është i konsoliduar, ka likuiditet të mjaftueshëm falë mbështetjes konstante të bankave që operojnë në vend”.
Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për sektorin e ndërtimit për të mbledhur dhe për të ndarë mendimet, si dhe për të diskutuar njëkohësisht çështje kyçe që potencialisht mund të ndikojnë për këtë sektor. 
BKT është banka më e vjetër tregtare në vend me total asetesh prej 2.8 miliard dollarë dhe 2.2 miliard dollarë depozita si edhe me një rrjet prej 90 degësh, 64 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.
 

Lajmet e tjera

Lajme mbi BKT
Tiranë, Shqipëri (15 shkurt 2019) – Banka Kombëtare Tregtare qartëson pozicionin e saj lidhur me publikimet e disa portaleve si më poshtë:
Tirana, Albania (February 15, 2019)
Banka Kombëtare Tregtare clarifies its position regarding the publications in some portals as follows:
Tirana, Albania (20 March 2019)
Banka Kombetare Tregtare, inform all the customers, individuals or legal representatives of the commercial enterprises, that during 2019 will expire the Identification Documents issued on 2009.