Lajmërime

BKT VAZHDON TE KRIJOJE LEHTESIRA PER KLIENTET E SAJ
Tiranë, Shqipëri (4 Mars, 2011) – Banka Kombëtare Tregtare vazhdon të nxjerrë oferta tërheqëse per klientët e saj. Tashmë të gjithë klientët e BKT-së mund të përdorin shumë prej shërbimeve dhe produkteve të saj falas. Mes këtyre produkteve bëjnë pjesë transfertat në nisje brenda Shqipërisë deri në 1,5 milionë lekë, të gjitha transfertat në mbërritje në lekë, regjistrimi dhe përdorimi i Degës “Internet” dhe Mobile Banking, transfertat nga emigrantët deri në 1,000 Euro/USD/GBP/CAD/CHF, pagesa apo debitimi direkt i faturave nga llogaria e shumë produkte të tjera.
“Ne operojmë në një treg tepër konkurrues dhe duam që të jemi sa më tërheqës për klientët tanë” u shpreh Z. Seyhan Pencapligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT. “Fokusi që kemi për shërbimin ndaj klientit dhe ofertat tona jashtëzakonisht konkurrruese i bëjnë klientët tanë të ndihen të diferencuar”, shtoi më tej ai.
Banka Kombëtare Tregtare, e përzgjedhur si Banka e Vitit 2010 nga revista prestigjioze The Banker, është banka e dytë më e madhe në vend dhe njëkohësisht është e vetmja bankë në Shqipëri që ka marrë vlerësimin AAA (Alb) nga institucioni prestigjioz JCR-ER. BKT numëron sot 73 degë, 16 prej të cilave janë në Kosovë.

Lajmet e tjera

Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".
BKT feston rihapjen e degës historike në Durrës
Sot më datë 23 nëntor në qytetin e Durrësit u festua rihapja e degës historike të BKT në këtë qytet.