Lajmërime

Ceremonia e Diplomimit në FASTIP


Tiranë, Shqipëri (16 Nëntor 2017) -  Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës (UAMD) organizoi ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP). Ceremonia u zhvillua në Durrës, në ambjentet e hotel “Horizont”.

Ky vit akademik përkon me 10 vjetorin e krijimit të FASTIP dhe bashkëpunimit të Bankës Kombëtare Tregtare me Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. 

Në ceremoni morën pjesë Rektorja e Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës, Zj. Kseanela Sotirofski, Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtari i Bordit Drejtues i Bankës Kombëtare Tregtare Z. Seyhan Pencabligil dhe përfaqësues të institucioneve publike dhe private partnere me Programin FASTIP.
Gjatë fjalimit të saj Znj. Sotirofski, falenderoi bizneset për kontributin dhe mbështetjen e tyre të veçantë në realizimin dhe mbarëvajtjen e këtij projekti, pa të cilat gjithë këto arritje në këto 10 vite bashkëpunim nuk do të ishin të mundura.
Z. Pencabligil u shpreh se:  ishte i lumtur që kemi qenë së bashku, përgjatë periudhës 10 vjeçare të rrugëtimit të FASTIP, këtij fakulteti unik në sistemin arsimor në Shqipëri. Bazuar në modelin gjerman të studimeve duale, vetëm studentët e këtij fakulteti, kanë privilegjin e madh të ndërthurin njohuritë teorike profesionale në procesin akademik me të mësuarit nëpërmjet programeve praktike në banka dhe biznese. Gjithashtu ai vijoi se shpreh besimin, se edhe në të ardhmen, BKT do të mbetet një partner serioz, mbështetës i modelit të suksesshëm të studimeve duale FASTIP, duke kontribuar në mbështetje jo vetëm të formimit profesional të gjeneratës së re, por edhe të punësimit të tyre dhe ndërtimit të jetës në vendin tonë.
Me kënaqësi konstatoj se 9% të stafit bankar të BKT janë të diplomuar në FASTIP, të cilët mjaft të angazhuar, kontribuojnë në suksesin e bankës dhe kanë realizuar rrugë të ndryshme karriere bazuar në performancën dhe meritën, duke filluar prej pozicionit të respektuar të  Tellerit deri në promovimin e tyre si Drejtor Dege, Drejtues Operacionesh,  Auditor, etj.  

Në këtë ceremoni u diplomuan 26 studentë nga të cilët 13 studentë, patën nderin dhe kënaqësinë që bashkë me diplomat të merrnin edhe kontratat e tyre të punës duke u punësuar në pozicionet e lira të punës në BKT.
Gjatë kësaj dekade, BKT ka mbështetur, sponsorizuar e udhëhequr 174  studentë në Degën Menaxhim Bankar, nga të cilët 110 diplomantë janë punësuar direkt pas diplomimit, dhe 43 studentë të tjerë ndjekin studimet në këtë vit akademik 2017 -2018.  

Programi FASTIP është një histori suksesi në sistemin arsimor në Shqipëri pasi bazuar në këtë program partneriteti publik - privat, studentët kanë mundësi që të kryejnë praktikën e tyre të punës në ambientet e institucionit përgjegjës, duke u garantuar në këtë mënyrë edhe punësimin e menjëhershëm të tyre menjëherë pas diplomimit.

Lajmet e tjera

Lajme mbi BKT
Tiranë, Shqipëri (15 shkurt 2019) – Banka Kombëtare Tregtare qartëson pozicionin e saj lidhur me publikimet e disa portaleve si më poshtë:
Tirana, Albania (February 15, 2019)
Banka Kombëtare Tregtare clarifies its position regarding the publications in some portals as follows:
Tirana, Albania (20 March 2019)
Banka Kombetare Tregtare, inform all the customers, individuals or legal representatives of the commercial enterprises, that during 2019 will expire the Identification Documents issued on 2009.