Lajmërime

JCR Eurasia Rating rivlerëson BKT me AAA (Alb) për të dhjetën herë radhazi

Tiranë, Shqipëri (20 Qershor, 2018) - JCR Eurasia Rating, ka vlerësuar Bankën Kombëtare Tregtare (BKT) në terma afatgjatë në nivel kombëtar me notën ‘AAA (Alb)’ e cila tregon nivelin më të lartë të investimit, dhe në terma afatshkutër në nivel kombëtar me notën ‘A-1+ (Alb)’, me një situatë “të qëndrueshme” për të dyja vlerësimet. Për më tepër, JCR-ER ka përcaktuar Notën Afatgjatë Ndërkombëtare në Monedhë të Huaj dhe Vendase të BKT-së në “BBB-”, një nivel më lart se vlerësimi maksimal i vendit.

JCR Eurasia Rating është filiali Euroaziatik i Agjencisë Japoneze të Vlerësimit, një nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë. AAA (Alb) është nota më e lartë e mundshme brenda tregut vendas dhe tregon se BKT vazhdon të ruajë pozitat e saj si institucioni bankar më i rëndësishëm në sektorin financiar në Shqipëri.

JCR-ER ka vërejtur se BKT dominon sektorin bankar Shqiptar si banka më e madhe në Shqipëri, përsa i përket aseteve, kredive, depozitave dhe fitimit neto. Faktorët kryesorë të diferencimin të BKT-së nga sektori dhe të vlerësimit në terma afatgjatë në nivel kombëtar me notën ‘AAA (Alb)’ janë: baza shumë e gjerë e depozitave, treguesit e lartë të përfitueshmërisë dhe menaxhimi efektiv i kostove operative, kapitalizimi i mjaftueshëm, pozicioni dominues në tregun bankar Shqiptar, niveli shumë i ulët i kredive me probleme krahasuar me tregun, dhe për më tepër një strukturë dhe nivel pajtueshmërie shumë i lartë me Kodin e Qeverisjes së Korporatave në Shqipëri.

BKT, edhe pse zotëron rrjetin më të madh të degëve në sektorin bankar, i jep shumë rëndësi përdorimit efektiv të kanaleve alternative të shpërndarjes, përfshirë këtu ATM, internet dhe mobile banking, në mënyrë që të ofrojë shërbime me cilësi sa më të lartë.  Si gjithmonë, një pionere në implementimin e risive tekonologjike, e drejtuar edhe nga kërkesat e klientëve, BKT është fokusuar në bankingun dixhital, duke ofruar shërbime inovative me produktivitet dhe perfitueshmëri të lartë.

Lajmet e tjera

Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".
BKT feston rihapjen e degës historike në Durrës
Sot më datë 23 nëntor në qytetin e Durrësit u festua rihapja e degës historike të BKT në këtë qytet.