Lajmërime

Marrëveshje Bashkëpunimi: BKT -Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën

BKT vazhdon për të pestin vit rradhazi sponsorizimin e studimeve në Degën “Menaxhim Banke”, Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Në këtë program unik Partnershipi Publik- Privat, midis Qeverisë Shqiptare dhe Gjermane, Universitetit të Durrësit dhe Partnere të Biznesit Shqiptar, BKT është partneri kryesor nga biznesi në mbështetje të risive në sistemin e edukimit universitar. 

Në 1 Tetor 2012, 25 Studentëve të diplomuar në Shtator 2012 në FASTIP, në Degën Menaxhim Banke, të cilët janë sponsorizuar dhe ofruar praktika pune nga banka gjate 3 viteve të studimit,  ju dorëzuan kontratat e punës dhe po punojnë në Departamente dhe Degë të ndryshme të BKT-së. 

Në 3 Tetor 2012, Z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT-së, firmosi Marrëveshjen e Bashkëpunimit me FASTIP, për sponsorizimin e trajnimin profesional të 62 studentëve që studjojnë në Degën “Menaxhim Banke” në vitin akademik 2012-2013,  ku 21 prej tyre janë studentë të vitit të parë. 

BKT do të vazhdojë mbështetjen e studimeve në Degën Menaxhim Banke, duke bërë gjithcka që studimet e integruara pranë FASTIP-it, tani dhe në të ardhmen të shënojnë progres, duke e bërë atë një histori të vërtetë suksesi- një shembull për t’u ndjekur nga gjithë bizneset e tjera.

Lajmet e tjera

Lajme mbi BKT
Tiranë, Shqipëri (15 shkurt 2019) – Banka Kombëtare Tregtare qartëson pozicionin e saj lidhur me publikimet e disa portaleve si më poshtë:
Tirana, Albania (February 15, 2019)
Banka Kombëtare Tregtare clarifies its position regarding the publications in some portals as follows:
Tirana, Albania (20 March 2019)
Banka Kombetare Tregtare, inform all the customers, individuals or legal representatives of the commercial enterprises, that during 2019 will expire the Identification Documents issued on 2009.