Page 74 - Raport Vjetor 2022
P. 74

Banka Kombëtare Tregtare     Raport Vjetor 2022  12




           Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
           Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
           më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)






           3. Përmbledhja e politikave të rëndësishme kontabël (vazhdim)
           (g) Aktivet dhe detyrimet financiare (vazhdim)

           (iii) Klasifikimi dhe matja fillestare e aktiveve financiare (vazhdim)
           - Vlerësimi nëse flukset monetare kontraktuale janë vetëm pagesa principali dhe interesi (SPPI)
           Sipas standardit të ri, një nga kushtet që aktivet financiare të klasifikohen nën kategorinë “kosto e amortizuar” ose “Vlera e drejtë
           nëpërmjet fitim humbjeve” (“FVTPL”) është që kushtet kontraktuale të aktivit financiar duhet të përcaktojnë datat e specifikuara
           të flukseve të mjeteve monetare që janë vetëm pagesa të principalit dhe interesit për shumën e principalit të papaguar. Banka ka
           kryer testin e SPPI dhe ka përcaktuar modelet e biznesit për aktivet e saj financiare.
           - Vlerësimi i modelit të biznesit

           Ekzistojnë tre modele biznesi sipas SNRF 9 – “Të mbajtura për t’u arkëtuar (“HTC”)”, “Të mbajtura për t’u arkëtuar dhe për t’u
           shitur (“HTCS”)” dhe “Tjetër (“Model Biznesi (MB) tjetër”)”.
           1. Sipas modelit HTC, flukset e mjeteve monetare rezultojnë nga mbledhja e pagesave kontraktuale. Nëse një produkt SPPI
             është HTC, ai matet me koston e amortizuar.
           2. Sipas HTCS, flukset monetare rrjedhin nga pagesat kontraktuale, si dhe nga shitja e aktiveve financiare. Nëse një produkt
             SPPI është HTCS, ai matet me vlerën e drejtë nëpërmjet të ardhurave të tjera gjithëpërfshirëse (“FVOCI”).
           3. MB tjetër janë ato që nuk janë as HTC, as HTCS. Një shembull mund të jetë një model sipas të cilit tregtimi është qëllimi
             kryesor me arkëtimi e pagesave kontraktuale që nuk përbën një pjesë integrale të modelit. Nëse një produkt (SPPI ose jo)
             mbahet nën MB tjetër, ai matet me vlerën e drejtë përmes fitimit ose humbjes (“FVTPL”).
           Banka ka vlerësuar modelin e biznesit për aktivet e saj financiare si më poshtë:
           Thesari
           Aktivet e thesarit përbëhen nga mjetet monetare dhe ekuivalentët e tyre, obligacionet qeveritare, letrat me vlerë të investimit të
           tilla si eurobonde, obligacione dhe çertifikata.
           Banka gjithashtu konsideron Kredi për bankat si Kreditë e Sindikuara, Huatë Bilaterale dhe Murabaha si produkte të thesarit.
           Letrat me vlerë të investimit kontabilizohen në varësi të klasifikimit të tyre si të mbajtura deri në maturim (“HTM”) ose të vlefshme
           për shitje (“AFS”) dhe në disa raste si të mbajtura për tregtim (“HFT”).
           Modeli i biznesit i Bankës sipas SNRF 9 është:
           - “HTC” për produktet HTM. Këto produkte duhet të maten me koston e amortizuar;
           - “HTCS” për produktet AFS. Produktet e tilla do të maten në FVOCI; dhe
           - “MB tjetër” për produktet HFT dhe duhet të maten në FVTPL.
           Konsumatore
           Aktivet konsumatore përbëhen nga linja të ndryshme financimi për individët (p.sh. kredi hipotekore, kredi konsumatore, kredi për
           përmirësimin e shtëpive, kredi për automjete, karta krediti). Këto produkte janë aktive financiare jo derivative me pagesa fikse ose
           të përcaktueshme që nuk janë të kuotuara në një treg aktiv dhe të cilat mbahen për arkëtimin e flukseve monetare kontraktuale
           të principalit dhe interesave.
           Vlera e drejtë e aktiveve konsumatore nuk është një aspekt kritik në menaxhimin e portofolit të Bankës.
           Modeli i biznesit i Bankave sipas SNRF 9 është “HTC” dhe kreditë konsumatore maten me koston e amortizuar.
           Korporatat
           Aktivet ndaj korporatave përbëhen nga linja të ndryshme financimi për korporatat (p.sh. kreditë me kolateral mjete monetare,
           kreditë pa kolateral mjete monetare, kreditë agro, projektet e financës së strukturuar, kartat e kreditit të biznesit). Këto produkte
           janë aktive financiare jo derivative me pagesa fikse ose të përcaktueshme që nuk janë të kuotuara në një treg aktiv dhe të cilat
           mbahen për arkëtimin e flukseve monetare kontraktuale të principalit dhe interesave.
           Vlera e drejtë e aktiveve ndaj Korporatave nuk është një aspekt kritik në menaxhimin e portofolit të Bankës.
           Modeli i biznesit i Bankave sipas SNRF 9 është “HTC” dhe kreditë e korporatave maten me koston e amortizuar.
   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79