Page 91 - Raport Vjetor 2022
P. 91

29    Banka Kombëtare Tregtare     Raport Vjetor 2022




          Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
          Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
          më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)






          5. Administrimi i rrezikut financiar
          (a) Hyrje e përgjithshme

          Banka është e ekspozuar ndaj rreziqeve të mëposhtme nga përdorimi i instrumenteve financiare:
          • rreziku i kredisë
          • rreziku i likuiditetit
          • rreziqet e tregut
          • rreziku operacional

          Ky shënim paraqet informacion rreth ekspozimit të Bankës ndaj secilit prej rreziqeve të mësipërme, objektivat, politikat dhe
          proceset e Bankës për matjen dhe administrimin e rrezikut, dhe administrimin e kapitalit të Bankës.
          Një instrument financiar është çdo kontratë që jep mundësinë për të marrë mjete monetare ose aktive të tjera financiare nga një
          palë tjetër (aktiv financiar) ose detyrimin për të dhënë mjete monetare ose ndonjë aktiv tjetër financiar ndonjë pale tjetër (detyrim
          financiar).
          Instrumentet financiare rezultojnë me rrezik për Bankën. Rreziqet kryesore me të cilët përballet Banka janë rreziku i kredisë,
          rreziku i likuiditetit dhe ai i tregut. Rreziku i tregut përfshin rrezikun e monedhës së huaj, rrezikun e normës së interesit dhe rreziqe
          të tjera çmimi.
          Struktura e administrimit të rrezikut
          Këshilli Drejtues ka përgjegjësinë e përgjithshme për themelimin dhe vëzhgimin e strukturës së administrimit të rrezikut në Bankë.
          Këshilli ka themeluar Komitetin e Administrimit të Aktiveve dhe Pasiveve (ALCO) dhe Komitetet e Rrezikut të Kredisë, të cilët
          janë përgjegjës për zhvillimin dhe monitorimin e politikave të administrimit të rrezikut në pjesët e tyre përkatëse. Të gjithë këta, i
          raportojnë në mënyrë të rregullt Këshillit Drejtues për aktivitetet e tyre.

          Politikat e menaxhimit të rrezikut janë vendosur me qëllimin për të identifikuar dhe analizuar rreziqet me të cilat përballet Banka,
          për të vendosur limitet dhe kontrollet e përshtatshme, dhe për të monitoruar rreziqet dhe zbatimin e limiteve. Politikat dhe
          sistemet e menaxhimit të rrezikut rishikohen rregullisht për të reflektuar ndryshimet në kushtet e tregut, produktet dhe shërbimet
          e ofruara. Banka, përmes trajnimeve dhe standardeve e procedurave të menaxhimit, synon të zhvillojë një ambient kontrolli
          konstruktiv dhe të disiplinuar në të cilin gjithë punonjësit i kuptojnë rolet dhe detyrimet e tyre.
          Komiteti i Auditimit të Bankës është përgjegjës për monitorimin e përputhshmërisë së politikave dhe procedurave për menaxhimin
          e rrezikut të Bankës, dhe për rishikimin e përshtatshmërisë së strukturës së administrimit të rrezikut në lidhje me rrezikun me
          të cilin përballet Banka. Komiteti i Auditimit të Bankës ndihmohet në këtë funksion edhe nga Auditimi i Brendshëm. Auditimi i
          Brendshëm bën rishikime si të rregullta ashtu edhe rishikime ad-hoc të kontrolleve për administrimin e rrezikut dhe procedurave,
          rezultate të cilat raportohen në Komitetin e Auditimit.
          (b) Rreziku i kredisë
          Rreziku i kredisë është rreziku i humbjes financiare të Bankës nëse një klient apo pala tjetër e një instrumenti financiar dështon në
          përmbushjen e detyrimeve kontraktuale, dhe rrjedh kryesisht nga huatë dhe paradhëniet ndaj klientëve dhe bankave të tjera dhe
          nga investimet. Për qëllime të raportimit të administrimit të rrezikut, Banka konsideron të gjithë elementët e ekspozimit të rrezikut
          te kredisë (si rreziku i mospagimit të kredisë, rreziku i sektorit dhe vendit). Banka ka krijuar një Komitet Kredie për të mbikqyrur
          aprovimin e kërkesave të kredive. Kërkesat e kredive me shuma më të mëdha se 2,000,000 EUR aprovohen vetëm me vendimin
          e Këshillit Drejtues të Bankës.
          Çdo njësi kërkohet të jetë në përputhje me politikat dhe procedurat e kredisë së Bankës. Auditime të rregullta të njësive të
          biznesit dhe Departamentit të Administrimit të Rrezikut të Kredisë ndërmerren nga Auditimi i brendshëm.
   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96