Page 86 - Raport Vjetor 2022
P. 86

Banka Kombëtare Tregtare     Raport Vjetor 2022  24




           Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
           Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
           më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)






           4. Përdorimi i vlerësimeve dhe gjykimeve (vazhdim)
           Të dhënat e përdorua në modelin e aplikuar për zbatimin e kërkesave të SNRF 16

           Kostot direkte fillestare
           Një njësi ekonomike mund të përjashtojë kostot fillestare direkte nga matja e aktivit të të drejtës së përdorimit në datën e aplikimit
           fillestar. Bazuar në SNRF 16, nëse qiramarrësi zgjedh të zbatojë standardin me aplikimin e modifikuar retrospektiv, qiramarrësi do
           të zgjedhë, për çdo qira më vete, të matë aktivin e të drejtës së përdorimit me:

           Opsioni 1 - vlerën e tij kontabël sikur SNRF 16 të ishte aplikuar që nga data e fillimit, por e skontuar duke përdorur normën e
           huamarrjes shtesë të qiramarrësit në datën e aplikimit fillestar. Lehtësimi praktik për të përjashtuar kostot fillestare direkte nga
           matja e aktivit të të drejtës së përdorimit në datën e aplikimit fillestar është e zbatueshme në opsionin 1 ose;
           Opsioni 2 - një shumë e barabartë me detyrimin e qirasë, rregulluar nga shuma e çdo pagese të parapaguar ose të qirasë të
           akorduar në lidhje me atë qira. Edhe pse nuk është e shprehur në mënyrë të qartë në standardin e ri, lehtësimi praktik për kostot
           direkte fillestare nuk është i rëndësishëm në Opsionin 2. Banka nuk e rregullon të drejtën e përdorimit të aseteve për shumat
           historike, p.sh. kostot fillestare direkte.
           Banka ka zgjedhur të zbatojë metodën e modifikuar retrospektive në Opsionin 2.
           Aktivet me vlerë të ulët
           Qiramarrësit mund të zgjedhin të aplikojnë një metodë të ngjashme me kontabilitetin aktual të qirasë operative për qiratë për të
           cilat aktivi themelor ka vlerë të ulët. SNRF 16 nuk përcakton termin vlerë të ulët.
           Banka Kombëtare Tregtare përdor shumën 10,000 Euro si prag dhe analizon njëkohësisht natyrën e aktivit për të vlerësuar
           nëse një aktiv i dhënë me qira kualifikohet për përjashtimin e pasurisë me vlerë të ulët. Llojet e aktiveve që kualifikohen për
           përjashtimin e pasurisë me vlerë të ulët mund të ndryshojnë me kalimin e kohës nëse, për shkak të zhvillimeve të tregut, çmimi i
           një lloji të veçantë të aktivit ndryshon.
           Norma rritëse e huamarrjes
           Norma e përdorur për llogaritjen e aktivit të të drejtës së përdorimit dhe detyrimit të qirasë ka marrë parasysh afatin, monedhën,
           rrezikun e lidhur me bankën, sigurinë, rrezikun e lidhur me aktivin dhe mjedisin ekonomik.
           Vlerat më të afërta që përputhen me këtë përkufizim janë nivelet e Normave të Transferimit të Fondeve (FTP). Afati dhe monedha
           e denominimit merren në konsideratë kur ndërtohen kurbat e kthimeve për monedhat EUR / USD / ALL. Banka konsideroi në
           datën e aplikimit fillestar normat e publikuara deri më 31 dhjetor 2018.
           Pas shqyrtimit, Banka përcaktoi se nuk ka dallime në aspektin e sigurisë, për shkak se qiradhënësi në mënyrë efektive ka
           sigurinë e zotërimit të aktivit. Prandaj, nuk u kërkuan rregullime. Meqenëse pika e fillimit është në të njëjtin juridiksion dhe në të
           njëjtën monedhë si qiratë, nuk kërkohet rregullim edhe për këtë segment. Për më tepër, për aktivet të tilla si një ndërtesë zyre,
           duke marrë parasysh që ato janë në një zonë të frekuentuar, nuk janë pasuri shumë jolikuide ose të specializuara, primi specifik
           i aseteve do të ishte zero. Ndërkohë, rreziku që shoqëron mjedisin ekonomik përfshihet në rendimentin e bonove të qeverisë.

           Banka ka rregulluar normën për koston e rrezikut shtesë të kredisë, koston që banka do të paguante nëse kërkohej të huazonte
           fondet përkatëse për të financuar blerjen e një aktivi të tillë.
           Norma mesatare e ponderuar rritëse e huamarrjes e aplikuar për detyrimet e qirasë të njohura sipas SNRF 16 ishte 2.38%. Norma
           rritëse e huamarrjes përcaktohet si kurba e normës bazë të kthimit plus kosto e rrezikut shtesë të kredisë.
           a. Kurba e normës bazë të kthimit
           Të dhënat e futura në model janë normat e tregut të parave (normat ndërbankare në shportën e maturimit ON-1Y). Këto të dhëna
           publikohen çdo ditë në “Reuters” (platformë tregtare ndërbankare). Për maturime më të larta, norma llogaritet me ekstrapolim
           duke u nisur nga normat e tregut të parave ON-1Y të dhjetorit 2019.
   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91