Page 90 - Raport Vjetor 2022
P. 90
Banka Kombëtare Tregtare Raport Vjetor 2022 28
Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
4. Përdorimi i vlerësimeve dhe gjykimeve (vazhdim)
Parimi i vijimësisë
Gjatë fillimit të vitit 2020, në nivel global u përhap pandemia e COVID-19. Në përgjigje të situatës së krijuar, në mars të vitit 2020,
qeveria e Shqipërisë mori masa drastike duke pezulluar të gjitha aktivitetet që nuk ishin jetësore. Së bashku, Qeveria e Shqipërisë
dhe Banka e Shqipërisë, duke vlerësuar pasojat e pandemisë Covid-19, të cilat shkojnë përtej elementit jetësor të shëndetit
publik, zbatuan masa të menjëhershme për zbutjen e efekteve sociale dhe ekonomikë të tij. Qeveria shqiptare shpalli një garanci
sovrane për të mbështetur të gjithë biznesin që po përballej me probleme likuiditeti dhe do të kërkojë financim.
Grupi merr në konsideratë rrezikun e likuiditetit në planet e rimëkëmbjes, në procesin e vlerësimit të mjaftueshmërisë së kapitalit
të brendshëm, duke vendosur kufij të përcaktuar mirë në tolerancën e tij për riskun. Grupi përcakton se burimet e tij kapitale janë
në dispozicion.
Për sa i përket skenarëve të likuiditetit, Banka zhvillon ushtrime periodike të stress test-eve për të vlerësuar pozicionin e tij të
likuiditetit.
Grupi kryen ushtrime të stress test-it për të testuar ndikimin e mundshëm të treguesve makroekonomikë në pozicionin kyç
financiar të Grupit, performancën dhe pajtueshmërinë rregullatore.
Në skenarët që marrin parasysh anën e pandemisë, raporti RMK në të dy rastet, në skenarët bazë dhe skenarët e pafavorshëm,
kanë rezultuar mbi pragun minimal të kërkesës së vendosur nga Banka e Shqipërisë. Grupi ka presupozuar se nuk është e
nevojshme që kërkesat e kapitalit të rriten.
Në maj 2022 Banka ka miratuar procesin e vlerësimit të mjaftueshmërisë së kapitalit për 31.12.2021.
Gjatë vitit 2022, Banka ka arritur rezultatet e buxhetuara, duke i tejkaluar ato për sa i përket fitimit dhe shumës së bilancit. Për
fundin e vitit 2023, Grupi pret që shifrat e buxhetuara të qëndrojnë në rezultate pozitive, megjithëse nuk është e mundur të maten
me siguri për momentin.
Drejtimi i Bankës vlerëson aftësinë e Bankës për të vazhduar në aspektin e parimit të vijimësisë duke marrë parasysh të gjithë
faktorët e listuar më lart dhe është i kënaqur që Banka ka burime për të vazhduar në biznes për një të ardhme të parashikueshme.
Për më tepër, menaxhimi nuk është në dijeni të ndonjë pasigurie materiale që mund të hedhë dyshime të konsiderueshne
mbi aftësinë e Grupit për të vazhduar në aspektin e parimit të vijimësisë. Për këtë arsye, Pasqyrat Financiare të konsoliduara
vazhdojnë të përgatiten mbi bazën e parimit të vijimësisë.