Lajmërime

BKT RIZGJIDHET SI BANKA E VITIT 2012
Drejtori i Përgjithshëm i saj, Z. Seyhan Pencabligil, përzgjidhet si Drejtori i Përgjithshëm i Vitit 2012 për gjithë Europën

Tiranë, Shqipëri (19 prill, 2013) 
– Banka Kombëtare Tregtare është zgjedhur për të tretin vit rradhazi si “Banka Lokale Më e Mirë e Vitit në Shqipëri” nga revista prestigjioze britanike EMEA Finance. Në të njëjtën kohë, Drejtori i Përgjithshëm i BKT-së z. Seyhan Pencabligil, është zgjedhur si Drejtori i Përgjithshëm i Vitit 2012 për të gjithë Europën nga EMEA Finance.

Çmimet, të cilët sapo janë publikuar, do të dorëzohen në një ceremoni që do të mbahet në Vjenë më 5 qershor 2013.

EMEA Finance është një nga revistat financiare më të rëndësishme në botë, që ndjek zhvillimet në tregjet financiare të Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. EMEA Finance shpërndan çdo vit çmimet për bankat dhe institucionet financiare më të mira në këto tregje.


BKT është banka e dytë me e madhe dhe banka më e vjetër tregtare në Shqipëri me një total prej 2.3 miliardë USD në asete dhe 1.9 miliardë dollarë në depozita. Rrjeti i BKT përfshin 83 degë, nga të cilat 59 janë të vendosura në Shqipëri dhe 24 prej tyre në Kosovë, duke e bërë BKT-në bankën më të madhe shqiptare në rajon. BKT është vlerësuar si “Banka më mirë  në Shqipëri për vitin 2012” edhe nga revista e shquar Euromoney dhe ka marrë sërish notën AAA(ALB) nga JCR Eurasia Rating,vlerësimi më i lartë i mundshëm që një bankë shqiptare mund të marrë.

Lajmet e tjera

Lajme mbi BKT
Tiranë, Shqipëri (15 shkurt 2019) – Banka Kombëtare Tregtare qartëson pozicionin e saj lidhur me publikimet e disa portaleve si më poshtë:
Tirana, Albania (February 15, 2019)
Banka Kombëtare Tregtare clarifies its position regarding the publications in some portals as follows:
Tirana, Albania (20 March 2019)
Banka Kombetare Tregtare, inform all the customers, individuals or legal representatives of the commercial enterprises, that during 2019 will expire the Identification Documents issued on 2009.