Lajmërime

EMEA FINANCE ÇMON BKT PËR TË NËNTËN HERË SI BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI

Tirana, Shqipëri (29 prill 2019) – Banka Kombëtare Tregtare  është përzgjedhur si “Banka më e Mirë në Shqipëri për 2018” nga revista EMEA Finance. Për të nëntin vit radhazi çmim “Banka më e mirë në Shqipëri” i është dhënë BKT nga kjo revistë prestigjioze duke theksuar vlerësimin e saj përgjatë viteve.
Vizioni editorial i revistës EMEA Finance është 'zëri i pavarur' - ai që flet në nivelin më të lartë të integritetit dhe etikës gazetareske - për komunitetin financiar, klientët e tij dhe furnitorët në të gjithë rajonin e EMEA.
Shifrat kanë theksuar pozicionin e konsoliduar të BKT-së si banka më e madhe në Shqipëri duke qenë përsëri Lider i Tregut në shumicën e kategorive.
Duke qenë jo vetëm një bankë, por një partner i fortë në të cilën klientët individ dhe biznes mund të mbështeten, u jep atyre një garanci të fortë për të ardhmen financiare. Përkundër rritjes së konkurrencës në treg, sipas ndryshimeve të ndodhura në bankat e nivelit të dytë, BKT është e vendosur për të forcuar pozicionin e saj në treg.
BKT ka një rrjet të gjerë prej 94 degësh, nga të cilat 67 janë të vendosura në Shqipëri dhe 27 në Kosovë, por në linjën e revolucionit të digjitalizimit klientët tanë po rrisin transaksion banker me vetë-shërbim përmes kanaleve tona alternative duke përfituar nga funksionalitetet e reja të ofruara si për klientët individ edhe për klientët e biznesit përmes ATM-ve tona të reja, aplikacionit tonë BKT Smart ose versionin tonë të ri të e-banking.
Përgjatë këtij viti edhe revista amerikane Global Finance ka vlerësuar BKT me çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”. 

Lajmet e tjera

Lajme mbi BKT
Tiranë, Shqipëri (15 shkurt 2019) – Banka Kombëtare Tregtare qartëson pozicionin e saj lidhur me publikimet e disa portaleve si më poshtë:
Tirana, Albania (February 15, 2019)
Banka Kombëtare Tregtare clarifies its position regarding the publications in some portals as follows:
Tirana, Albania (20 March 2019)
Banka Kombetare Tregtare, inform all the customers, individuals or legal representatives of the commercial enterprises, that during 2019 will expire the Identification Documents issued on 2009.