Aktivitete Promocionale 2024

Aktivitetet Promocionale 2024

  • BKT shpërblen klientët e saj besnik.
  • Ne ofrojmë forma të ndryshme lojra promocionale, ku çdo klient mund ta gjej veten automatikisht pjesë e njërës prej tyre.
  • Për të fituar duhet të bëhesh pjesë e lojës promocionale, dhe qe të bëhesh pjesë duhet të plotësosh kushtet duke përdorur produktet bankare.
  • Nëse të mungon vetëm një transaksion nxito ta kryesh, apo të duhet edhe një produkt eja dhe merre dhe jepi vetes shancin të jesh ti fituesi.

Autorizimi i Lojës Promocionale

Autorizuar nga Ministria e Fiancave me autorizimin nr. protokolli 1956/3, dt. 29.12.2022 Banka Kombëtare Tregtare Sh. A. vjen me lojën promocion që synon nxitjen e përdorimit të Shërbimeve Bankare të ofruar nga BKT për klientët e saj.

“Loja Promocionale 2024”, organizohet në formën e lojës me tërheqje të numrave ku numri i biletës fituese formohet nga përzgjedhje rastësore e tyre, sipas kritere të mirëpërcaktuara për secilin çmim. Çdo transaksion ose klient që plotëson kriteret e çmimit gjeneron një numër i cili vlen si një numër bilete për pjesëmarrje në lojë. Të gjitha biletat e vlefshme grumbullohen në bazë kalendarike të specifikuar për çdo çmim, nga të cilat përzgjidhen fituesit sipas çmimeve të listuara në vijim.
 

Kohëzgjatja e Lojës Promocionale

Llotaria hyn në fuqi nga data 1 Janar 2024 deri më 31 Dhjetor 2024.
 

Loja Promocionale e Shërbimeve Bankare dhe Kartat Prima Falas

Gjatë vitit 2024 loja promocionale do të ofrojë çmimet e mëposhtme:
 
  • 40 Fitues, çdo 3 muaj nga 10 fitues për transaksionet e kryera me kartat e kreditit / debitit të BKT. Vlera e fitimit është bonus / kreditim sa vlera e transaksionit, max 100,000 Lekë. Loja do të hidhet në datat 8 Prill 2024, 8 Korrik 2024, 7 Tetor 2024 dhe 13 Janar 2025.
 
  • 3 Fitues, 1 fitues për çdo lojë të hedhur, ku do të fitohet çmimi “iPhone 15” (me një kosto të vlerësuar 177,000 Lekë me TVSH). Ky çmim vlen për transaksionet e kryera në aplikacionin BKT Smart. Loja do të hidhet në datat 11 Mars 2024, 08 Korrik 2024 dhe 11 Nëntor 2024.
 
  • 3 Fitues, 1 fitues për çdo lojë të hedhur, ku do të fitohet pagesa e një siguracioni TPL (me një kosto të vlerësuar 20,000 Lekë me TVSH). Ky çmim vlen për pagesat TPL të kryera nëpërmjet kanaleve dixhitale BKT Smart ose Dega Internet. Loja do të hidhet në datat 11 Mars 2024, 08 Korrik 2024 dhe 11 Nëntor 2024.
 
  • 3 Fitues, 1 fitues për çdo lojë të hedhur, ku do të fitohet çmimi “Samsung Galaxy Tablet A - Series” (me një kosto të vlerësuar 41,000 Lekë me TVSH). Për çdo pagesë të kryer përmes kanaleve dixhitale ndaj Doganës, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Taksave të Bashkisë Tiranë, edukimi dhe pagesat ndaj Thesarit, gjenerohet një biletë pjesëmarrëse në lojë. Loja do të hidhet në datat 08 Prill, 05 Gusht 2024 dhe 09 Dhjetor 2024.
 
  • 3 Fitues, 1 fitues për çdo lojë të hedhur, ku do të fitohet çmimi “Samsung Galaxy Smartphone A - series” (me një kosto të vlerësuar 30,000 Lekë me TVSH) për transaksionin e parë depozitim cash në ATM-të e BKT-së, ku shuma minimale e transaksionit është jo më pak se 1,000 LEK / 10 EUR, USD, GBP, CAD, AUD, CHF. Loja do të hidhet në datat 11 Mars 2024, 08 Korrik 2024 dhe 11 Nëntor 2024.
 
  • 3 Fitues, 1 fitues për çdo lojë të hedhur. Ky çmim vlen për të gjithë klientët që janë ose do bëhen pagamarrës të BKT-së, ku çmimi i fituar do të jetë 12,500 Lekë për çdo produkt bankar aktiv që klienti ka, deri në 4 produkte maksimumi (të përcaktuar më sipër në rregullore). Loja do të hidhet në dt. 08 Prill 2024, 05 Gusht 2024 dhe 09 Dhjetor 2024.
Lista e produkteve të cilat klienti pagamarres duhet të ketë për të patur mundësinë e përfitimit të cash back të shumëfishtë, është si mëposhtë:
 
1. Kalim Page
2. Overdraft - Paradhënie Bankare
3. Karte Krediti
4. Llogari Kursimi
5. Kartë Debiti
6. Kredi
7. Depozitë
8. Debitim Direkt
 
  • 3 Fitues, 1 fitues për çdo lojë të hedhur, ku do të fitohet çmimi “Kthimin e vlerës të shumës deri në 10,000 Lekë” për pagesë të faturës automatike, për kontratat e reja të hapura gjatë vitit 2024, për klient individë. Loja do të hidhet në dt. 06 Maj 2024, 09 Shtator 2024 dhe 13 Janar 2025.
 
  • 3 Fitues, 1 fitues për çdo lojë të hedhur, ku do të fitohet çmimi “Samsonite Laptop Bag + JBL Head Phones” (me një kosto të vlerësuar 30,000 Lekë me TVSH). Ky çmim vlen për kryerjen e rimbushjeve të numrave celularë (top up) dhe pagesat për Internet Fiks ose TV. Loja do të hidhet në datat 11 Mars 2024, 08 Korrik 2024 dhe 11 Nëntor 2024.
    • BKT Smart
    • Dega Internet
    • ATM
  • 3 Fitues, 1 fitues për çdo lojë të hedhur, ku do të fitohet çmimi “Kthim të vlerës të shumës së paguar për sigurimin në udhëtim në llogarinë e kursimit, deri në vlerën e shumës max 10,000 Lekë” për klientët individë që kanë kryer një pagesë sigurimi në udhëtim në kanalet dixhitale. Loja do të hidhet në datat 08 Prill 2024, 05 Gusht 2024, 09 Dhjetor 2024.
 
  • 6 Fitues, të ndarë sipas dy kategorive të mëposhtme, ku do të fitohet bonus për klientët që marrin për herë të pare Super Loan në BKT. Loja do të hidhet në datat 06 Maj 2024, 09 Shtator 2024 dhe 13 Janar 2025.
 
  1. 3 Fitues, 1 fitues për çdo lojë të hedhur, ku çmimi i parë bonus i fituar do të jetë 15,000 Lekë.
  2. 3 Fitues, 1 fitues për çdo lojë të hedhur, ku çmimi i dytë bonus i fituar do të jetë 10,000 Lekë.
  • 3 Fitues, 1 fitues për çdo lojë të hedhur, ku do të fitohet çmimi “Pension fund cash back” me vlerë 5,000 Lekë për klientët që regjistrohen për herë të parë në fond pensioni. Loja do të hidhet në datat 08 Prill, 05 Gusht dhe 09 Dhjetor 2024.

Shpërblimet e Fituesve

Në rast se një biletë shpallet fituese, kontrollohet cili veprim / klient e ka gjeneruar dhe bëhet identifikimi i tij.

Klienti do të kontaktohet nëpërmjet numrit të telefonit të Contact Center +355 4 22 66 288 për t’u njoftuar për çmimin dhe për të vazhduar me procedurat më tej. Në disa raste, klientit do t’i kërkohet të paraqitet në Zyrat Qëndrore të BKT për të tërhequr dhuratën e fituar.

Për çmimet e Klientëve Pagamarrës, për pagesat e Faturave Automatike mujore, si dhe për pagesën e sigurimit ‘Shëndet në Udhëtim’, vlera do të kreditohet në llogarinë e kursimit të klientit.

Lista e fituesve do të publikohet në faqen zyrtare të BKT-së me konfirmimin paraprak të tyre.

Fituesit duhet të tërheqin çmimet e tyre me një dokument identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë) brenda tre muajve nga data e shpalljes së fituesve. Në rast të mosparaqitjes për tërheqjen e çmimit deri në afatin e përcaktuar, fituesi do të humbasë të drejtën për marrjen e tij.

Të gjitha shumat e fituara nga llotaria janë subjekt i tatimit të të ardhurave në burim.

 

Të përgjithshme

Banka Kombëtare Tregtare ruan të drejtën ekskluzive të ndryshojë, pezullojë ose përfundojë këtë loje promocionale pa lajmërim paraprak dhe nuk është përgjegjëse ndaj asnjë përdoruesi për këto ndryshime, pezullime apo përfundime.

Të gjitë fituesit e lojës promocionale do të përjashtohen nga shorteu në vazhdim nëse e kanë fituar njëherë të njëjtin çmim brenda vitit 2024.