Page 81 - BKT Annual Report 2023
P. 81

RAPORTI VJETOR 2023     12
                              Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2023
                                                                      (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)




          Thesari
          Aktivet e thesarit përbëhen nga mjetet monetare dhe ekuivalentët e tyre, obligacionet qeveritare, letrat me vlerë të investimit të tilla si
          eurobonde, obligacione dhe çertifikata.
          Banka gjithashtu konsideron Kredi për bankat si Kreditë e Sindikuara, Huatë Bilaterale dhe Murabaha si produkte të thesarit.
          Letrat me vlerë të investimit kontabilizohen në varësi të klasifikimit të tyre si të mbajtura deri në maturim (“HTM”) ose të vlefshme për
          shitje (“AFS”) dhe në disa raste si të mbajtura për tregtim (“HFT”).
          Modeli i biznesit i Bankës sipas SNRF 9 është:
          - “HTC” për produktet HTM. Këto produkte duhet të maten me koston e amortizuar;
          - “HTCS” për produktet AFS. Produktet e tilla do të maten në FVOCI; dhe
          - “MB tjetër” për produktet HFT dhe duhet të maten në FVTPL.

          Konsumatore
          Aktivet konsumatore përbëhen nga linja të ndryshme financimi për individët (p.sh. kredi hipotekore, kredi konsumatore, kredi për
          përmirësimin e shtëpive, kredi për automjete, karta krediti). Këto produkte janë aktive financiare jo derivative me pagesa fikse ose
          të përcaktueshme që nuk janë të kuotuara në një treg aktiv dhe të cilat mbahen për arkëtimin e flukseve monetare kontraktuale të
          principalit dhe interesave.
          Vlera e drejtë e aktiveve konsumatore nuk është një aspekt kritik në menaxhimin e portofolit të Bankës.
          Modeli i biznesit i Bankave sipas SNRF 9 është “HTC” dhe kreditë konsumatore maten me koston e amortizuar.
          Korporatat
          Aktivet ndaj korporatave përbëhen nga linja të ndryshme financimi për korporatat (p.sh. kreditë me kolateral mjete monetare, kreditë
          pa kolateral mjete monetare, kreditë agro, projektet e financës së strukturuar, kartat e kreditit të biznesit). Këto produkte janë aktive
          financiare jo derivative me pagesa fikse ose të përcaktueshme që nuk janë të kuotuara në një treg aktiv dhe të cilat mbahen për arkëtimin
          e flukseve monetare kontraktuale të principalit dhe interesave.
          Vlera e drejtë e aktiveve ndaj Korporatave nuk është një aspekt kritik në menaxhimin e portofolit të Bankës.
          Modeli i biznesit i Bankave sipas SNRF 9 është “HTC” dhe kreditë e korporatave maten me koston e amortizuar.

          (iv) Matja e mëpasshme e aktiveve financiare
          Aktivet financiare me kosto të amortizuar
          Aktivet financiare maten me koston e amortizuar nëse aktivet plotësojnë kushtet e mëposhtme (dhe nuk janë përcaktuar si FVTPL):
          •   ato mbahen në kuadër të një modeli biznesi, qëllimi i të cilit është mbajtja e aktiveve financiare dhe arkëtimi i flukseve monetare
             kontraktuale.
          •   kushtet kontraktuale të aktiveve financiare krijojnë flukse të mjeteve monetare që janë vetëm pagesa e principalit dhe interesit për
             shumën kryesore të papaguar
          Pas njohjes fillestare, këto maten me koston e amortizuar duke përdorur metodën e interesit efektiv.
          Zbritja nuk konsiderohet ku efekti i zbritjes është jomaterial. Mjetet monetare dhe ekuivalentët e saj, huatë, shumica e të arkëtueshmeve
          si dhe obligacione qeveritare dhe instrumenta humbjeje që më pare ishin të klasifikuara për t’u mbajtur ne maturitet sipas SNK39, të
          Grupit, bien në këtë kategori të instrumenteve financiare.

          Aktivet financiare me vlerë të drejtë përmes fitimit ose humbjes (FVTPL)
          Aktivet financiare që mbahen në një model biznesi të ndryshëm nga “të mbajtura për të arkëtuar flukset monetare kontraktuale” ose “ të
          mbajtura për të arkëtuar flukset monetare kontraktuale dhe shitur” kategorizohen me vlerën e drejtë nëpërmjet fitimit dhe humbjes. Më
          tej, pavarësisht nga aktivet financiare të modelit të biznesit, flukset monetare kontraktuale të të cilave nuk janë vetëm pagesa e principalit
          dhe interesit, llogariten në (FVTPL). Të gjitha instrumentet financiare derivative bien në këtë kategori, përveç atyre të përcaktuara dhe
          efektive si instrumente mbrojtës, për të cilët zbatohen kërkesat e kontabilitetit mbrojtës (shih më poshtë). Kategoria gjithashtu përmban
          një investim kapital. Grupi llogarit investimin në (FVTPL), dhe nuk ka bërë zgjedhjen e parevokueshme për llogarine e investimit në
          Albania Leasing Sh.a dhe letrave me vlerë të kapitalit neto me vlerë të drejtë nëpërmjet të ardhurave të tjera gjithëpërfshirëse (FVOCI).
          Investimi i kapitalit në Albania Leasing Sh.a. dhe letrat me vlerë të kapitalit u matën me vlerën e drejtë të përcaktuar në përputhje me
          kërkesat e SNRF 9. Aktivet në këtë kategori maten me vlerën e drejtë me fitime ose humbje të njohura në fitim ose humbje. Vlera e
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86