Page 82 - BKT Annual Report 2023
P. 82

13            BANKA KOMBËTARE TREGTARE
                        Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2023
                        (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)



          drejtë e aktiveve financiare në këtë kategori përcaktohet duke iu referuar transaksioneve aktive të tregut ose duke përdorur një teknikë
          vlerësimi ku nuk ekziston një treg aktiv. Banka konstatoi se në periudhën aktuale vlera e drejtë e këtyre investimeve përafrohet me
          vlerën e tyre kontabël. Obligacionet qeveritare të grupit që më pare ishin të klasifikuara për t’u mbajtur për tregti sipas SNK39, bëjnë
          pjesë në këtë kategori.


          Aktivet financiare me vlerë të drejtë nëpërmjet të Ardhurave të tjera Gjithëpërfshirëse (“FVOCI”)
          Grupi llogarit aktivet financiare në FVOCI nëse aktivet plotësojnë kushtet e mëposhtme:
          •   ato mbahen në një model biznesi objektivi i të cilit është “ të mbajtura për të arkëtuar flukset monetare kontraktuale” e flukseve
             monetare të lidhura dhe të shesë dhe
          •   kushtet kontraktuale të aktiveve financiare krijojnë flukse të mjeteve monetare që janë vetëm pagesa e principalit dhe interesit për
             shumën kryesore të papaguar.
          Çdo fitim ose humbje e njohur në të ardhura të tjera gjithëpërfshirëse (OCI) do të riciklohet pas çrregjistrismit të aktivit. Obligacionet e
          qeverisë dhe bonot e thesarit, obligacionet e korporatave, letrat me vlerë premtuese, letrat me vlerë të aktiveve dhe portofoli i kapitalit
          bëjnë pjesë në këtë kategori.

          (v) Riklasifikimi i aktiveve financiare
          Banka ka bërë një riklasifikim të letrave me vlerë të mbajtura për shitje në letra me vlerë të mbajtura deri në maturim ndërmjet 24
          shkurtit – 3 mars 2022. Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Lartë kanë vendosur të ndryshojnë modelin e biznesit të investimeve të
          thesarit të njohura dhe të matura sipas SNRF 9. Ndryshimi i modelit të biznesit është shumë i rrallë për Bankën. Bazuar në modelin
          e ri të biznesit, objektivi i njësisë ekonomike është të mbajë pjesën më të madhe të investimeve të thesarit me koston e amortizuar e
          mbajtur për të mbledhur flukset e tyre monetare kontraktuale. Synimi i Menaxhmentit është vetëm të përfitojë nga diferenca ndërmjet
          rendimentit të aktiveve financiare dhe kostos së detyrimeve. Si i tillë, modeli i ri i biznesit nuk është për një aktiv individual, por për një
          nivel më të lartë agregimi që përbën një pjesë të konsiderueshme të aktiveve financiare të Bankës..


          Duke marrë parasysh sa më sipër, Banka ka riklasifikuar një pjesë të konsiderueshme të lartë të letrave me vlerë të saj në lekë dhe
          në valutë nga portofoli të mbajtura për shitje AFS (‘Mbaj për të mbledhur dhe shitur’ matur me vlerën e drejtë përmes të ardhurave të
          tjera gjithëpërfshirëse) në portofolin te mbajtura deri në maturim HTM (‘Mbaje për të mbledhur ‘ matur me koston e amortizuar), me
          përjashtimet e mëposhtme:


          Për portofolin në valutë:
          -  Obligacionet e korporatave të përbërë me rrezik kredie më të ulët se BB- dhe kohëzgjatje më të gjatë se 4 vjet;
          -  Obligacionet e korporatave të përbërë me rrezik kredie të barabartë ose më të lartë BB-, por me kohëzgjatje më të madhe se 7.5
            vjet;
          -  Institucionet financiare dhe obligacionet sovrane të përbërë me rrezik kredie më pak se BB- dhe kohëzgjatje më të gjatë se 4 vjet,
            dhe
          -  Institucionet financiare dhe obligacionet sovrane të përbërë me rrezik kredie të barabartë ose më të lartë se BB-, por me kohëzgjatje
            më të madhe se 7.5 vjet.

          Për portofolin në monedhën lekë:
          -  Bono thesari, sepse janë letra me skonto dhe kanë maturim më të shkurtër se një vit;
          -  Deri në 20% të letrave me vlerë 3-vjeçare dhe 5-vjeçare standarde në lekë. Kjo është në përputhje me kërkesat e mekanizmit të
            Krijimit të Tregut pasi BKT është Tregu Krijues në këto obligacione standarde.


          Objektivi i Bankës është që letrat me vlerë me vlerësim më të ulët të kredisë dhe maturitete afatgjata (me rrezik më të lartë), si dhe të
          kenë një vlerësim në kohë reale të shënuar në treg, nuk duhet të mbahen në kosto të amortizuar. Ndërkohë, obligacionet e qeverisë
          Turke dhe Shqiptare mund të maten me koston e amortizuar, pasi përfaqësojnë vendin e origjinës së aksionerit (Turqia) dhe vendin ku
          BKT operon (Shqipëri). Banka ka marrë në konsideratë të gjithë informacionin e disponueshëm në momentin e vendimit për ndryshimin
          e modelit të saj të biznesit.
          Rrjedhimisht, portofoli i letrave me vlerë i matur me vlerën e drejtë përmes të ardhurave të tjera gjithëpërfshirëse u përgjysmua në
          shkurt-mars 2022 duke kontraktuar vlerën nominale në 947 milionë dollarë, nga të cilat 615 milionë dollarë nga portofoli i lekëve dhe
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87