Page 92 - BKT Annual Report 2023
P. 92

23            BANKA KOMBËTARE TREGTARE
                        Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2023
                        (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)


          Ndërkohë, rreziku që shoqëron mjedisin ekonomik përfshihet në rendimentin e bonove të qeverisë.


          Banka ka rregulluar normën për koston e rrezikut shtesë të kredisë, koston që banka do të paguante nëse kërkohej të huazonte fondet
          përkatëse për të financuar blerjen e një aktivi të tillë.
          Norma mesatare e ponderuar rritëse e huamarrjes e aplikuar për detyrimet e qirasë të njohura sipas SNRF 16 ishte 2.59%. Norma rritëse
          e huamarrjes përcaktohet si kurba e normës bazë të kthimit plus kosto e rrezikut shtesë të kredisë.

          a. Kurba e normës bazë të kthimit
          Të dhënat e futura në model janë normat e tregut të parave (normat ndërbankare në shportën e maturimit ON-10Y). Këto të dhëna
          publikohen çdo ditë në “Reuters” (platformë tregtare ndërbankare). Për maturime më të larta, norma llogaritet me ekstrapolim duke u nisur
          nga normat e tregut të parave prej datës së aplikimit fillestar.

          Banka përdor modelin Nelson-Siegel-Svensson për qëllime ekstrapolimi për ndërtimin e kurbës së kthimit në USD, i cili përshtat një
          përafrimi eksponencial të funksionit të normës së skontimit tek çmimet e tregut.
          Banka përdori aplikimin e modelit të shtuar të NSS (Nelson-Siegel-Svensson) si një version që ka aftësinë për të kombinuar forma të
          ndryshme të grafikëve, duke lejuar në thelb norma negative, si dhe shpërndarje atipike të normave të interesit, të cilat nuk kapen me
          saktësi nga modeli klasik Nelson-Siegel.


          Banka përdor funksionin kubik të intrapolimit për ndërtimin e kurbës së kthimit në EUR. Funksionit kubik i interpolimit është një rast i
          veçantë i funksionit të intrapolimit që përdoret shumë shpesh për të shmangur problemin e fenomenit të Runge. Kjo metodë jep një
          funksion polinom intrapolimi që është më i butë dhe ka gabim më të vogël se disa funksione të tjerë të intrapolimit si polinomi Lagrange
          dhe polinomi Neëton. Funksionet kubike të zbutura të përshtatura për të dhënat një variabël të serive kohore mund të përdoren për të
          marrë parashikimet lineare lokale. Qasja bazohet në një model stokastik të gjendjes dhe hapësirës, i cili lejon përdorimin e një qasje për
          vlerësimin e parametrit të zbutjes, dhe mundëson ndërtimin e lehtë të intervaleve të parashikimit. Në thelb, i njëjti mekanizëm matematikor
          ndiqet nga modeli NSS (Nelson-Siegel-Svensson). Ndërsa një intrapolim zakonisht fillon me specifikimin e një forme funksionale qoftë me
          funksionin e përafërt të normave të skontimit apo të kontratave të ardhme, dhe pastaj vlerëson parametrat e panjohur. Qasja e funksionit
          kubik, sjell më shumë fleksibilitet në formën e një kurbë të rendimentit dhe, kështu, është e mirë për profesionistët e financës që kërkojnë
          anomali të vogla çmimesh. Për të ndërtuar kurbën e kthimit të monedhës vendase, Lek shqiptar (Lek), Banka përdor funksionin kubik të
          intrapolimit, siç përshkruhet më lart. Kthimet e bonove qeveritare (ON-1Y) janë rezultatet e ankandit të publikuara nga Ministria e Financave
          dhe Banka e Shqipërisë në fund të çdo ankandi përkatës. Për ankande që nuk janë të shpeshta, norma llogaritet duke ekstrapoluar në
          mes vlerave të normës së bonove të fundit 2Y dhe kursit që rrjedh nga ankandi i fundit i bonove në fjalë.


          Çështja e hasur nga parashikimet e bankës për rendimentet e Thesarit është e llojit të fenomenit Runge, i cili është një problem i lëkundjes
          në skajet e një intervali që shfaqet kur përdoret interpolimi polinom me polinomë të shkallës së lartë mbi një grup pikash të interpretimit
          të ekuilibruar.



          b. Kosto e rrezikut shtesë të kredisë
          Për llogaritjen e kostos së rrezikut shtesë të kredisë, Banka i ka përdorur logjikën e mëposhtme:
          1)  Identifikon Vlerësimin Ndërkombëtar Afatgjatë të Emetuesit të institucionit financiar (“Banka”). Vlerësimin Ndërkombëtar Afatgjatë të
            Emetuesit e merr nga Agjensi të Jashtme të Vlerësimit të Kredisë, siç janë Moody’s, Fitch ose Standard & Poor. Banka përdor vetëm
            agjencitë zyrtare, të pranuara në të gjithë botën, të vlerësimit të jashtëm të kredisë, si Fitch, Moody’s dhe S&P sepse vetëm këto 3
            agjensi bëjnë dhe publikojnë studimet për PD, LGD (ku kosto shtesë e rrezikut përcaktohet si PD * LGD), etj. në nivel global. Këto tre
            agjenci janë gjithashtu të vetmet që lejohen të përdoren me qëllim mbështetjen në parametrat e të dhënave të ekspertëve për shembull
            në BE (sipas Rregullores CRD / CRR etj).
          2)  Nëse institucioni financiar (Banka) nuk ka një vlerësim të tillë dhe është pjesë e një Grupi, përdoret vlerësimi më i ulët midis tavanit të
            vendit për vendin ku ndodhet Banka dhe vlerësimit ndërkombëtar afatgjatë të emetuesit të agjencisë së jashtme për entitetin fundor
            që ka kontrollin. Arsyeja themelore për këtë qasje është se kur një bankë është pjesë e një grupi, mbështetja financiare ka më shumë
            të ngjarë.
          3)  Nëse asnjë nga këto hapa nuk rezulton me vlerësim, identifikohet tavani i vendit në të cilin ndodhet Banka dhe zbritet të paktën një
            nivel. Tavani i vendit është vlerësimi më i mirë që një entitet me bazë në atë vend mund të marrë, kështu që ky përdoret si një pikë
   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97