Page 87 - BKT Annual Report 2023
P. 87
RAPORTI VJETOR 2023 18
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2023
(shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
(j) Huatë
Huatë dhe paradhëniet janë aktive financiare jo-derivative, me pagesa fikse ose të përcaktuara, të cilat nuk janë kuotuar në tregje aktive
dhe Banka nuk ka për qëllim t’i shesë menjëhere apo në periudhën afatshkurtër.
Kur Banka blen një aktiv financiar dhe njëherësh hyn në një marrëveshje për ta rishitur këtë aktiv (apo aktiv shumë të ngjashëm me
të) me një çmim të fiksuar në një datë të ardhshme (“marrëveshje të anasjella të riblerjes”), marrëveshja kontabilizohet si një hua apo
paradhënie dhe aktivet në bazë të marrëveshjes nuk paraqiten në pasqyrat financiare të Bankës.
Huatë fillimisht maten me vlerën e drejtë plus kosto të tjera direkte të veprimit, dhe në vijim maten me koston e amortizuar duke përdorur
metodën e interesit efektiv, përveç rastit kur Banka zgjedh të mbajë huatë dhe paradhëniet me vlerën e drejtë nëpërmjet fitim/humbjes
siç përshkruhet në politikat kontabël 3(g),(iii).
(k) Aktive të qëndrueshme të trupëzuara
(i) Njohja dhe matja
Zërat e aktiveve të qëndrueshme të trupëzuara paraqiten me kosto, minus zhvlerësimin e akumuluar dhe humbjet e akumuluara nga
rënia në vlerë. Kosto përfshin shpenzime që janë drejtpërdrejt të lidhura me blerjen e aktivit.
Kur pjesë të një elementi të aktiveve të qëndrueshme të trupëzuara kanë jetëgjatësi të dobishme të ndryshme, ato kontabilizohen si
elemente të veçanta (komponentët kryesorë) të aktiveve të qëndrueshme të trupëzuara.
(ii) Kostot vijuese
Kostoja e zëvendësimit të një pjese a të një elementi të aktiveve afatgjata materiale njihet në vlerën kontabël të elementit, nëse është e
mundshme që Banka në të ardhmen të ketë përfitime ekonomike, që i atribuohen atij elementi, dhe nëse kostoja e tij mund të matet
me besueshmëri. Vlera kontabël e pjesës së zëvendësuar çregjistrohet. Kostot e shërbimeve ditore të aktiveve afatgjata materiale njihen
në fitim ose humbje në momentin kur ndodhin.
(iii) Zhvlerësimi
Zhvlerësimi njihet në fitim ose humbje në mënyrë lineare përgjatë jetës së dobishme të çdo zëri të aktiveve afatgjata të trupëzuara.
Toka nuk zhvlerësohet.
Vlerësimi për jetën e dobishme për periudhën aktuale dhe atë krahasuese është si më poshtë:
• Ndërtesa dhe përmirësime të ambjenteve me qira 20 vjet
• Mjete transporti dhe pajisje të tjera 5 vjet
• Pajisje zyre 5 vjet
• Kompjutera dhe pajisje elektronike 4 vjet
Metoda e amortizimit, jeta e dobishme dhe vlera e mbetur rishikohen në çdo datë raportimi.
(l) Aktive të qëndrueshme të patrupëzuara
Zërat e aktiveve të qëndrueshme të patrupëzuara përfshijnë programet kompjuterike të blera nga Banka. Programet kompjuterike të
blera nga Banka njihen me koston historike zvogëluar me amortizimin dhe humbjet e akumuluara nga rënia në vlerë.
Shpenzimet për zhvillimin e programeve kompjuterike nga vetë Banka njihen si aktive kur Banka është në gjendje të tregojë qëllimin
dhe aftësinë për të plotësuar zhvillimin dhe përdorur programet kompjuterike në një mënyrë që do të gjenerojë përfitime ekonomike të
ardhme, dhe mundet të masë me besueshmëri kostot e përfundimit të zhvillimit. Kapitalizimi i kostove të programeve të zhvilluara nga
vetë Banka përfshin të gjithë kostot që i atribuohen direkt zhvillimit të programit kompjuterik dhe amortizohen me jetën e dobishme
të tyre. Zhvillimi nga vetë Banka i programeve kompjuterike shprehet me koston e kapitalizuar duke i zbritur amortizimin e akumuluar
dhe rënie në vlerë.
Shpenzime vijuese për programet kompjuterike kapitalizohen vetëm kur këto shpenzime ndikojnë në rritjen e përfitimit të ardhshëm
ekonomik të aktivit të cilit i ngarkohen. Të gjitha shpenzimet e tjera njihen në periudhën kur ndodhin.
Amortizimi njihet në fitim ose humbje në mënyrë lineare përgjatë jetës së dobishme të programit kompjuterik duke filluar nga data në
të cilën ky program është i gatshëm për përdorim. Jeta e dobishme e programeve kompjuterike është vlerësuar në katër vjet.
(m) Aktive te marra permes proceseve gjyqesore (Kolateralet e riposeduara)
Kolateralet e riposeduara përfaqësojnë aktivet financiare dhe jofinanciare të blera nga Grupi për shlyerjen e kredive të prapambetura.