Page 88 - BKT Annual Report 2023
P. 88

19            BANKA KOMBËTARE TREGTARE
                        Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2023
                        (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)


          Aktivet fillimisht njihen me vlerën e drejtë kur janë blerë dhe përfshihen në aktive afatgjata materiale, aktivet e tjera financiare, investime
          në prona ose inventarë brenda aktiveve të tjera në varësi të natyrës së tyre dhe synimit të Grupit për rikuperimin e këtyre aktiveve dhe
          më pas rimaten dhe llogariten në përputhje me politikat kontabël për këto kategori të aktiveve. Grupi zbaton politikën e tij kontabel për
          aktivet afatgjata që mbahen për shitje ose të nxjerrë jashtë përdorimit për ato kolaterale të riposeduara kur kushtet përkatëse për këtë
          klasifikim plotësohen në fund të periudhës raportuese.
          Kur kolaterali i riposeduar rezulton në marrjen e kontrollit mbi një biznes, kombinimi i biznesit llogaritet duke përdorur metodën e blerjes
          së kontabilitetit me vlerën e drejtë të kredisë së shlyer që përfaqëson koston e blerjes (referojuni politikave kontabël për konsolidim).
          Politika e kontabilitetit për pjesëmarrjet aplikohet në aksione të riposeduara ku Grupi merr ndikim të rëndësishëm, por jo kontroll. Kostoja
          e pjesëmarrjes është vlera e drejtë e huasë e shlyer nga riposedimi i aksioneve të premtuara.


          (n) Rënia e vlerës së aktiveve jo-financiare
          Vlera kontabël e aktiveve jo-financiare të Bankës, përveç aktiveve tatimore të shtyra, rishikohet në çdo datë raportimi për të përcaktuar
          nëse ka tregues për rënie vlere. Nëse ka tregues të tillë, atëherë vlerësohet vlera e rikuperueshme e aktivit.
          Humbja nga rënia në vlerë njihet nëse vlera kontabël e një aktivi ose e njësisë gjeneruese të mjeteve monetare tejkalon vlerën e
          rikuperueshme. Njësia gjeneruese e mjeteve monetare është grupi më i vogël i identifikueshëm i aktiveve që gjeneron flukse monetare
          që janë të pavarura nga aktivet dhe grupet e tjera. Humbjet nga zhvlerësimi njihen në fitim ose humbje. Humbjet nga zhvlerësimi të
          matura për njësi gjeneruese të mjeteve monetare, fillimisht zvogëlojnë vlerën kontabël të ndonjë aktivi jo-material që është pjesë e
          njësisë dhe pastaj redukton vlerën kontabël të aktiveve të tjera në njësi (apo grup njësish) me një shpërndarje proporcionale mes tyre.
          Vlera e rikuperueshme e një aktivi ose e njësisë gjeneruese të mjeteve monetare është më e madhja ndërmjet vlerës në përdorim dhe
          vlerës së tij të drejtë minus kostot e shitjes. Në vlerësimin e vlerës në përdorim, flukset monetare të vlerësuarara të ardhshme janë
          skontuar në vlerën e tyre aktuale duke përdorur një normë skontimi para taksave, që reflekton vlerësimin aktual të tregut për vlerën në
          kohë të parasë dhe rreziqet specifike për aktivin. Humbjet nga zhvlerësimi të njohura në periudhat e mëparshme vlerësohen në çdo
          datë raportimi për evidencë nëse humbja është zvogëluar ose nuk ekziston më.
          Një humbje për zhvlerësim anullohet nëse ka patur ndryshim në vlerësimet e përdorura për përcaktimin e vlerës së rikuperueshme.
          Humbja nga zhvlerësimi anullohet deri në atë masë sa vlera kontabël e aktivit nuk tejkalon vlerën kontabël që do të përcaktohej duke
          i zbritur zhvlerësimin ose amortizimin, sikur të mos ishte njohur ndonjë humbje nga rënia e vlerës tejkalon vlerën kontabël që do të
          përcaktohej duke i zbritur zhvlerësimin ose amortizimin, sikur të mos ishte njohur ndonjë humbje nga rënia e vlerës.


          (o) Investime në pjesëmarrje dhe sipërmarrje të përbashkëta
          Investimet në pjesëmarrje dhe sipërmarrje të përbashkëta trajtohen duke përdorur metodën e kapitalit neto. Vlera kontabël neto e
          investimit në pjesëmarrje dhe sipërmarrje të përbashkët rritet ose zvogëlohet për të njohur pjesën e Grupit të fitimit ose humbjes dhe
          të ardhurave të tjera gjithëpërfshirëse të pjesëmarrjes dhe sipërmarrjes së përbashkët, të përshtatura aty ku është e nevojshme për të
          siguruar përputhshmëri me politikat kontabël të Grupit. Fitimet dhe humbjet e parealizuara mbi transaksionet midis Grupit dhe shoqërive
          dhe sipërmarrjeve të përbashkëta eliminohen në masën e interesit të Grupit në ato njësi ekonomike. Kur humbjet e parealizuara janë
          eliminuar, aktivi themelor testohet gjithashtu për zhvlerësim.

          (p) Depozitat, huatë dhe borxhi i varur
          Depozitat, huatë dhe borxhi i varur janë pjesë e burimeve të financimit të Bankës.
          Kur Banka shet një aktiv financiar dhe njëkohësisht hyn në një marrëveshje për të riblerë këtë aktiv (ose një aktiv të ngjashëm) me një
          çmim fiks në të ardhmen (“repo” ose “huadhenie aksioni”), marrëveshja kontabilizohet si një depozitë, dhe aktivi vazhdon të njihet në
          pasqyrat financiare të Bankës.
          Depozitat, huatë dhe borxhi i varur maten fillimisht me vlerën e drejtë plus kosto të tjera direkte të veprimit, dhe në vijim maten me
          kosto të amortizuar duke përdorur metodën e interesit efektiv.

          (q) Provigjionet
          Një provigjion njihet nëse, si rezultat i ngjarjeve të shkuara, Banka ka një detyrim ligjor ose konstruktiv të tanishëm i cili mund të matet
          në mënyrë të besueshme, dhe ka mundësi që për të shlyer detyrimin, të kërkohet një dalje e të mirave ekonomike.
          Provigjionet janë përcaktuar duke skontuar flukset e pritshme monetare me një normë skontimi para taksave që reflekton vlerësimin
          aktual të tregut për vlerën në kohë të parasë dhe, sipas rastit, rreziqet specifike të detyrimit. Një provigjon për ristrukturimin njihet
          kur Banka ka aprovuar një plan ristrukturimi të detajuar dhe formal dhe ristrukturimi ka filluar apo është publikuar. Kostot e ardhme
   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93