Page 89 - BKT Annual Report 2023
P. 89
RAPORTI VJETOR 2023 20
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2023
(shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
operative nuk provigjonohen.
Një provigjon për kontratat pa fitim njihet kur përfitimet e pritshme për t’u marrë nga Banka për këto kontrata, janë më të vogla se
kostot e pashmangshme për të plotësuar detyrimin sipas kontratës. Provigjoni matet me vlerën aktuale të më të voglës mes kostos
së pritshme të përfundimit të kontratës dhe kostos neto të pritshme për të vazhduar me kontratën. Para se një provigjion të krijohet,
Banka njeh çdo humbje zhvlerësimi të aktiveve që lidhen me atë kontratë.
(r) Perfitimet e punonjësve
(i) Plan pensioni me kontribute të përcaktuara
Detyrimet për kontributet ndaj planit të pensioneve me kontribut të përcaktuar njihen si shpenzim në fitim ose humbje kur ato ndodhin.
Banka paguan kontributet e detyrueshme për sigurimet shoqërore që mbulojnë përfitimet e punonjësve pasi dalin në pension. Autoritetet
vendase janë përgjegjëse për dhënien e limitit minimal ligjor të vendosur për pensionet në Shqipëri sipas një plani kontributesh pensioni
të përcaktuar.
(ii) Plani i përfitimit të pensionit
Banka ka krijuar një fond plan pensioni, plotësisht të financuar nga punëdhënësi i quajtur Programi i Mbështetjes së Stafit në vitin 2002.
Shuma që regjistrohej tek ky fond (“PMS”) vendosej në fillim të vitit në masën 5% të shpenzimeve vjetore të planifikuara për pagat e
personelit.
Sipas planit të mësipërm, shumës së përllogaritur për punonjësit i shtohej interesi, i cili llogaritej që nga data kur punonjësit do të
largoheshin dhe deri në daljen e tyre në pension. Kjo shumë do t’i paguhet punonjësve, vetëm kur ata të mbërrijnë moshën e pensionit,
përcaktuar sipas ligjit shqiptar, në këste mujore të barabarta me minimumin e 75% e pensionit mujor shtetëror derisa fondi i akumuluar
për punonjësit të konsumohet.
Bazuar në rezolutën e Këshillit Drejtues, në fuqi që nga 30 shtatori 2010, Banka ka ndaluar së investuari në këtë fond (“PMS”), duke
e transformuar atë në Programin e Kredisë për Mbajtjen e Stafit (‘PKMS’). Ndryshimet demografike në forcën punëmarrëse gjatë
dhjetë viteve të fundit dhe mosha mesatare 31 vjeç e punonjësve, ku 80% e punonjësve janë nën moshën 40 vjeç, ka rezultuar se
PMS nuk është tërheqëse për pjesën më të madhe të punonjësve të Bankës, pasi mund të gëzohet vetëm me daljen në pension. Në
dallim nga ky plan, PKMS do të jetë më i dobishëm për të gjithë punonjësit e Bankës, sepse do të ofrojë kredi për shtëpi apo kredi
konsumatore me terma preferencialë. Shuma e llogaritur për personat përfitues nga Programi i Mbështetjes së Stafit është ngrirë në të
njëjtën datë. Shuma e ngrirë si pasojë e tranformimit të programit të “PMS” në “PKMS” më 30 shtator 2010 dhe pjesa korresponduese
e interesit vjetor, që do fitohet në të ardhmen deri në moshën e pensionit, matet në bazë të normës së obligacioneve qeveritare AAA,
dhe regjistrohet si detyrim nga Banka.
(iii) Përfitimet afat-shkurtra
Detyrimet e përfitimeve afat-shkurtër të punonjësve maten në baza të paskontuara dhe janë shpenzuar sipas kryerjes së shërbimit lidhur
me to. Për shumën që pritet të paguhet sipas përfitimit monetar afat-shkurtër ose planeve të ndarjes së fitimeve, nëse Banka ka një
detyrim aktual ligjor ose konstruktiv të paguajë këtë shumë si rezultat i shërbimeve të kaluara të kryera nga punonjësit dhe detyrimet
mund të maten në mënyrë të besueshme, njihet provigjion.
(s) Raportimi i segmenteve
Një segment operues është një komponent i Bankës që është i përfshirë në aktivitete biznesi, nga të cilat mund të fitojë të ardhura
dhe të kryejë shpenzime, duke përfshirë të ardhurat dhe shpenzimet që lidhen me veprimet me komponentë të tjerë të Bankës, dhe
rezultatet operative të të cilit, rishikohen në mënyrë të rregullt nga menaxhimi për të marrë vendime rreth ndarjes së burimeve të secilit
segment dhe për të vlerësuar performancën e tyre, dhe për të cilin duhet informacion i veçantë i vlefshëm (shih shënimin 6). Forma e
përdorur prej Bankës për raportim të segmentuar është bazuar në segmentimin gjeografik.
(t) Aplikimi i standardeve të reja dhe i rishikimit të standardeve ekzistuese
(i) Standarde dhe interpretimet efektive ne periudhen raportuese
Nuk ka standarde të reja apo rishikime të tyre të cilat janë bërë efektivë nga 1 janar 2023 dhe që kanë patur ndikim të rëndësishëm