Page 75 - Raport Vjetor 2022
P. 75

13    Banka Kombëtare Tregtare     Raport Vjetor 2022




          Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
          Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
          më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)






          3. Përmbledhja e politikave të rëndësishme kontabël (vazhdim)
          (g) Aktivet dhe detyrimet financiare (vazhdim)

          (iv) Matja e mëpasshme e aktiveve financiare
          Aktivet financiare me kosto të amortizuar
          Aktivet financiare maten me koston e amortizuar nëse aktivet plotësojnë kushtet e mëposhtme (dhe nuk janë përcaktuar si
          FVTPL):
          • ato mbahen në kuadër të një modeli biznesi, qëllimi i të cilit është mbajtja e aktiveve financiare dhe arkëtimi i flukseve monetare
           kontraktuale.
          • kushtet kontraktuale të aktiveve financiare krijojnë flukse të mjeteve monetare që janë vetëm pagesa e principalit dhe interesit
           për shumën kryesore të papaguar
          Pas njohjes fillestare, këto maten me koston e amortizuar duke përdorur metodën e interesit efektiv.
          Zbritja nuk konsiderohet ku efekti i zbritjes është jomaterial. Mjetet monetare dhe ekuivalentët e saj, huatë, shumica e të
          arkëtueshmeve si dhe obligacione qeveritare dhe instrumenta humbjeje të Grupit bien në këtë kategori të instrumenteve financiare.
          Aktivet financiare me vlerë të drejtë përmes fitimit ose humbjes (FVTPL)
          Aktivet financiare që mbahen në një model biznesi të ndryshëm nga “të mbajtura për të arkëtuar flukset monetare kontraktuale”
          ose “ të mbajtura për të arkëtuar flukset monetare kontraktuale dhe shitur” kategorizohen me vlerën e drejtë nëpërmjet fitimit
          dhe humbjes. Më tej, pavarësisht nga aktivet financiare të modelit të biznesit, flukset monetare kontraktuale të të cilave nuk janë
          vetëm pagesa e principalit dhe interesit, llogariten në (FVTPL). Të gjitha instrumentet financiare derivative bien në këtë kategori,
          përveç atyre të përcaktuara dhe efektive si instrumente mbrojtës, për të cilët zbatohen kërkesat e kontabilitetit mbrojtës (shih
          më poshtë). Kategoria gjithashtu përmban një investim kapital. Grupi llogarit investimin në (FVTPL), dhe nuk ka bërë zgjedhjen
          e parevokueshme për llogarine e investimit në Albania Leasing Sh.a dhe letrave me vlerë të kapitalit neto me vlerë të drejtë
          nëpërmjet të ardhurave të tjera gjithëpërfshirëse (FVOCI). Investimi i kapitalit në Albania Leasing Sh.a. dhe letrat me vlerë të
          kapitalit u matën me vlerën e drejtë të përcaktuar në përputhje me kërkesat e SNRF 9. Aktivet në këtë kategori maten me vlerën e
          drejtë me fitime ose humbje të njohura në fitim ose humbje. Vlera e drejtë e aktiveve financiare në këtë kategori përcaktohet duke
          iu referuar transaksioneve aktive të tregut ose duke përdorur një teknikë vlerësimi ku nuk ekziston një treg aktiv. Banka konstatoi
          se në periudhën aktuale vlera e drejtë e këtyre investimeve përafrohet me vlerën e tyre kontabël. Obligacionet qeveritare të grupit
          bëjnë pjesë në këtë kategori.
          Aktivet financiare me vlerë të drejtë nëpërmjet të Ardhurave të tjera Gjithëpërfshirëse (“FVOCI”)
          Grupi llogarit aktivet financiare në FVOCI nëse aktivet plotësojnë kushtet e mëposhtme:
          • ato mbahen në një model biznesi objektivi i të cilit është “ të mbajtura për të arkëtuar flukset monetare kontraktuale” e flukseve
           monetare të lidhura dhe të shesë dhe
          • kushtet kontraktuale të aktiveve financiare krijojnë flukse të mjeteve monetare që janë vetëm pagesa e principalit dhe interesit
           për shumën kryesore të papaguar.
          Çdo fitim ose humbje e njohur në të ardhura të tjera gjithëpërfshirëse (OCI) do të riciklohet pas çrregjistrismit të aktivit. Obligacionet
          e qeverisë dhe bonot e thesarit, obligacionet e korporatave, letrat me vlerë premtuese, letrat me vlerë të aktiveve dhe portofoli i
          kapitalit bëjnë pjesë në këtë kategori.
          (v) Riklasifikimi i aktiveve financiare
          Banka ka bërë një riklasifikim të letrave me vlerë të mbajtura për shitje në letra me vlerë të mbajtura deri në maturim ndërmjet 24
          shkurtit – 3 mars 2022. Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Lartë kanë vendosur të ndryshojnë modelin e biznesit të investimeve
          të thesarit të njohura dhe të matura sipas SNRF 9. Ndryshimi i modelit të biznesit është shumë i rrallë për Bankën. Bazuar në
          modelin e ri të biznesit, objektivi i njësisë ekonomike është të mbajë pjesën më të madhe të investimeve të thesarit me koston e
          amortizuar e mbajtur për të mbledhur flukset e tyre monetare kontraktuale. Synimi i Menaxhmentit është vetëm të përfitojë nga
          diferenca ndërmjet rendimentit të aktiveve financiare dhe kostos së detyrimeve. Si i tillë, modeli i ri i biznesit nuk është për një
          aktiv individual, por për një nivel më të lartë agregimi që përbën një pjesë të konsiderueshme të aktiveve financiare të Bankës.
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80