Page 76 - Raport Vjetor 2022
P. 76

Banka Kombëtare Tregtare     Raport Vjetor 2022  14




           Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
           Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
           më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)






           3. Përmbledhja e politikave të rëndësishme kontabël (vazhdim)
           (g) Aktivet dhe detyrimet financiare (vazhdim)

           (v) Riklasifikimi i aktiveve financiare (vazhdim)
           Duke marrë parasysh sa më sipër, Banka ka riklasifikuar një pjesë të konsiderueshme të lartë të letrave me vlerë të saj në lekë
           dhe në valutë nga portofoli të mbajtura për shitje AFS (‘Mbaj për të mbledhur dhe shitur’ matur me vlerën e drejtë përmes të
           ardhurave të tjera gjithëpërfshirëse) në portofolin te mbajtura deri në maturim HTM (‘Mbaje për të mbledhur ‘ matur me koston e
           amortizuar), me përjashtimet e mëposhtme:
           Për portofolin në valutë:
           -  Obligacionet e korporatave të përbërë me rrezik kredie më të ulët se BB- dhe kohëzgjatje më të gjatë se 4 vjet;
           -  Obligacionet e korporatave të përbërë me rrezik kredie të barabartë ose më të lartë BB-, por me kohëzgjatje më të madhe se
             7.5 vjet;
           -  Institucionet financiare dhe obligacionet sovrane të përbërë me rrezik kredie më pak se BB- dhe kohëzgjatje më të gjatë se 4
             vjet, dhe
           -  Institucionet financiare dhe obligacionet sovrane të përbërë me rrezik kredie të barabartë ose më të lartë se BB-, por me
             kohëzgjatje më të madhe se 7.5 vjet.

           Për portofolin në monedhen lekë:
           -  Bono thesari, sepse janë letra me skonto dhe kanë maturim më të shkurtër se një vit;
           -  Deri në 20% të letrave me vlerë 3-vjeçare dhe 5-vjeçare standarde në lekë. Kjo është në përputhje me kërkesat e mekanizmit
             të Krijimit të Tregut pasi BKT është Tregu Krijues në këto obligacione standarde.
           Objektivi i Bankës është që letrat me vlerë me vlerësim më të ulët të kredisë dhe maturitete afatgjata (me rrezik më të lartë), si
           dhe të kenë një vlerësim në kohë reale të shënuar në treg, nuk duhet të mbahen në kosto të amortizuar. Ndërkohë, obligacionet e
           qeverisë Turke dhe Shqiptare mund të maten me koston e amortizuar, pasi përfaqësojnë vendin e origjinës së aksionerit (Turqia)
           dhe vendin ku BKT operon (Shqipëri). Banka ka marrë në konsideratë të gjithë informacionin e disponueshëm në momentin e
           vendimit për ndryshimin e modelit të saj të biznesit.

           Rrjedhimisht, portofoli i letrave me vlerë i matur me vlerën e drejtë përmes të ardhurave të tjera gjithëpërfshirëse u përgjysmua
           në shkurt-mars 2022 duke kontraktuar vlerën nominale në 947 milionë dollarë, nga të cilat 615 milionë dollarë nga portofoli i
           lekëve dhe 332 milionë dollarë nga portofoli i valutës. Pas ndryshimit të modelit të biznesit dhe riklasifikimit pasues të aktiveve
           të tij financiare, pjesa e vlerës nominale të letrave me vlerë të investimit e matur me kosto të amortizuar ndaj totalit të portofolit
           të letrave me vlerë (pa përfshirë bonot e thesarit) në bazë të konsoliduar arriti në 62% më 31 dhjetor 2022 (31 Dhjetor 2021: 9%),
           ndërsa pjesa e letrave me vlerë të investimeve të matura me vlerën e drejtë u tkurr në 38% më 31 dhjetor 2022 (31 dhjetor 2021:
           91%).
           Paragrafi 4.4.1 kërkon që një njësi ekonomike të riklasifikojë aktivet financiare nëse njësia ekonomike ndryshon modelin e saj
           të biznesit për administrimin e këtyre aktiveve financiare. Ndryshime të tilla pritet të jenë shumë të rralla. Ndryshime të tilla
           përcaktohen nga drejtuesit e lartë të njësisë ekonomike si rezultat i ndryshimeve të jashtme ose të brendshme dhe duhet të jenë
           të rëndësishme për operacionet e njësisë ekonomike dhe të demonstrueshme për palët e jashtme.
           Rrjedhimisht, bazuar në kërkesat kontabël për riklasifikimet e aktiveve nga vlera e drejtë përmes të ardhurave të tjera
           gjithëpërfshirëse në koston e amortizuar, çdo fitim ose humbje kumulative e njohur më parë në të ardhurat e tjera gjithëpërfshirëse
           është hequr nga kapitali dhe është aplikuar kundrejt vlerës së drejtë të aktivit financiar në datën e riklasifikimit.
           Riklasifikimi i letrave me vlerë është kryer edhe në përputhje me kërkesat e metodologjisë së raportimit financiar dhe manualit të
           kontabilitetit të Bankës së Shqipërisë, seksionet 3.2.2 dhe 3.2.3, duke përmbushur edhe kërkesat e likuiditetit nëpërmjet kritereve
           të pranueshmërisë të aplikuara për këto aktive financiare.
           Vlera nominale dhe fitimet ose humbjet nga vlera e drejtë e portofolit të riklasifikuar në datën e riklasifikimit dhe çdo datë raportimi
           paraqiten si më poshtë:
   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81