Page 77 - Raport Vjetor 2022
P. 77
15 Banka Kombëtare Tregtare Raport Vjetor 2022
Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
3. Përmbledhja e politikave të rëndësishme kontabël (vazhdim)
(g) Aktivet dhe detyrimet financiare (vazhdim)
(v) Riklasifikimi i aktiveve financiare (vazhdim)
Vlera nominale Vlera nominale
Portofoli i (monedhë (ekuivalent në Fitim/(humbja) nga vlera e drejtë (ekuivalent në USD)
riklasifikuar Në datën e 30-06-22 30-09-22 31-12-22 28-02-23
origjinale) USD) riklasifikimit
ALL 65,790,000,000 614,572,630 30,923,490 9,753,755 (21,382,583) (29,632,131) (4,467,905)
USD 131,000,000 131,000,000 (5,473,107) (26,840,582) (25,103,504) (22,849,911) (21,906,725)
EUR 156,500,000 166,996,684 (1,330,139) (10,507,538) (11,455,157) (8,623,182) (8,681,811)
GBP 28,352,000 34,144,230 (893,677) (2,332,516) (3,831,449) (2,905,797) (2,593,809)
Totali 946,713,544 23,226,567 (29,926,881) (61,772,693) (64,011,021) (37,650,250)
Vlerat e mësipërme në monedhë origjinale janë konvertuar në mijë Lek ekuivalent duke përdorur kursin e këmbimit të publikuar
nga Banka e Shqipërisë në datën 31 dhjetor 2022.
Banka ka përmbushur të gjitha kriteret e SNRF9 të aplikueshme për riklasifikimin e aktiveve financiare. Gjithashtu, nuk ka ndodhur
asnjë shitje nga portofoli i riklasifikuar gjatë vitit 2022 pas datës së riklasifikimit.
(vi) Netimi
Aktivet financiare netohen me detyrimet financiare dhe vlera e tyre neto paraqitet në pasqyrën e pozicionit financiar, atëherë
dhe vetëm atëherë kur Banka ka një të drejtë ligjore për të netuar shumat dhe ajo synon ose të shlyejë mbi një bazë neto, ose
të realizojë aktivin dhe të shlyejë detyrimin njëkohësisht. Të ardhurat dhe shpenzimet paraqiten mbi baza neto vetëm kur lejohet
nga standartet e kontabilitetit, ose për fitime dhe humbje të lindura nga një grup veprimesh të ngjashme si në rastin e aktiviteteve
tregtare të Bankës.
(vii) Matja e kostos së amortizuar
Kostoja e amortizuar e një aktivi ose detyrimi financiar është vlera me të cilën aktivi ose detyrimi financiar matet në momentin
fillestar, duke i zbritur pagesat e këstit, plus ose minus amortizimin e akumuluar duke përdorur metodën e interesit efektiv të çdo
diference ndërmjet vlerës fillestare të njohur dhe vlerës në maturim, minus çdo zbritje për efekt zhvlerësimi.
(viii) Matja e vlerës së drejtë
Vlera e drejtë është shuma me të cilën një aktiv mund të shkëmbehet, ose një detyrim mund të shlyhet, midis palëve të mirë
informuara dhe me vullnet të plotë në kushte të lira tregu në datën e matjes.
Banka e llogarit vlerën e drejtë të një instrumenti duke përdorur çmime të kuotuara në një treg aktiv për atë instrument, në rast
se këto janë të disponueshme. Një treg quhet aktiv në qoftë se çmimet e kuotuara janë rregullisht të gatshme dhe paraqesin
veprimet aktuale të vazhdueshme në kushte të lira tregu.
Në qoftë se nuk ka treg aktiv për një instrument financiar, Banka vendos vlerën e drejtë duke përdorur një teknikë vlerësimi.
Teknikat e vlerësimit përfshijnë përdorimin e veprimeve më të fundit të kryera midis palëve të vullnetshme, të mirë informuara
(nëse ka të tilla), krahasime me vlerën e drejtë për instrumente të tjerë të ngjashëm, analizat e fluksit monetar të skontuar,
modelet e vendosjes së çmimit për opsionet. Teknika e vlerësimit e zgjedhur përdor maksimumin e inputeve të tregut dhe
mbështetet sa më pak të jetë e mundur në inputet specifike të Bankës. Ajo përfshin të gjithë faktorët që pjesëmarrësit e tregut
do të merrnin parasysh në caktimin e çmimit dhe është në përputhje me metodologjitë e pranuara ekonomike për vlerësimin e
instrumenteve financiarë. Inputet për teknikat e vlerësimit pasqyrojnë në mënyrë të arsyeshme pritshmërinë e tregut dhe matjet e
faktorëve të rrezikut të kthimit, të qenësishëm në instrumentin financiar. Banka rishikon teknikën e vlerësimit dhe e teston atë për
vlefshmëri, duke përdorur çmime nga veprime aktuale të mbikëqyrura lidhur me të njëjtin instrument, ose bazuar në të dhënat e
disponueshme e të mbikëqyrura në treg.