Page 79 - Raport Vjetor 2022
P. 79

17    Banka Kombëtare Tregtare     Raport Vjetor 2022




          Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
          Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
          më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)






          3. Përmbledhja e politikave të rëndësishme kontabël (vazhdim)
          (g) Aktivet dhe detyrimet financiare (vazhdim)

          (xi) Instrumentet financiare derivative dhe kontabiliteti mbrojtës
          Grupi zbaton kërkesat e reja të kontabilitetit mbrojtës në SNRF 9 prospektivisht.
          Instrumentet financiare derivative llogariten me vlerën e drejtë nëpërmjet fitimit dhe humbjes (FVTPL) me përjashtim të derivateve
          të përcaktuara si instrumente mbrojtës në marrëdhëniet mbrojtëse të fluksit monetar, të cilat kërkojnë një trajtim të veçantë
          kontabël. Për t’u kualifikuar për kontabilitetin mbrojtës, marrëdhënia mbrojtëse duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e mëposhtme:
          • ekziston një marrëdhënie ekonomike midis zërit të mbrojtur dhe instrumentit mbrojtës
          • efekti i rrezikut të kredisë nuk dominon ndryshimet e vlerës që rrjedhin nga ajo marrëdhënie ekonomike

          • raporti i mbrojtjes i marrëdhënies mbrojtëse është i njëjtë me atë që rezulton nga sasia e elementit të mbrojtur që njësia
           ekonomike aktualisht mbron dhe sasia e instrumentit mbrojtës që njësia ekonomike aktualisht përdor për të mbrojtur atë sasi
           të elementit të mbrojtur.
          Të gjitha instrumentet financiare derivative të përdorura për kontabilitetin mbrojtës njihen fillimisht me vlerën e drejtë dhe
          raportohen më pas me vlerën e drejtë në pasqyrën e pozicionit financiar. Në masën që mbrojtja është efektive, ndryshimet
          në vlerën e drejtë të derivativëve të përcaktuar si instrumente mbrojtës në mbrojtjen e fluksit të mjeteve monetare njihen në të
          ardhurat e tjera gjithëpërfshirëse dhe përfshihen në rezervën mbrojtëse të fluksit të mjeteve monetare në kapitalin neto. Çdo
          mosfunksionim në marrëdhënien mbrojtëse njihet menjëherë në fitim ose humbje.
          Në kohën kur elementi i mbrojtur ndikon në fitimin ose humbjen, çdo fitim ose humbje e njohur më parë në të ardhurat e tjera
          gjithëpërfshirëse riklasifikohet nga kapitali neto në fitim ose humbje dhe paraqitet si një riklasifikim brenda të ardhurave të tjera
          gjithëpërfshirëse. Megjithatë, nëse një aktiv ose pasiv jo financiar njihet si rezultat i transaksionit të mbrojtur, fitimet dhe humbjet
          e njohura më parë në të ardhurat e tjera gjithëpërfshirëse përfshihen në matjen fillestare të elementit të mbrojtur. Nëse një
          transaksion parashikues nuk pritet të ndodhë më, çdo fitim ose humbje e njohur në të ardhurat e tjera gjithëpërfshirëse bartet
          menjëherë në fitim ose humbje. Nëse marrëdhënia mbrojtëse ndalon së përmbushuri kushtet e efektivitetit, kontabiliteti mbrojtës
          ndërpritet dhe fitimi ose humbja në fjalë mbahen në rezervën e kapitalit neto derisa të ndodhë transaksioni parashikues.
          - Kontratat e te ardhmes

          Banka hyn në derivativë për qëllime tregtimi dhe administrimi të rrezikut. Derivativët e mbajtur për qëllime të administrimit të
          rrezikut përfshijnë mbrojtje që ose plotësojnë kërkesat e kontabilitetit mbrojtës ose mbrojtje që janë mbrojtje ekonomike, por nuk
          plotësojnë kërkesat e kontabilitetit mbrojtës.

          Si pjesë e menaxhimit të aktiveve dhe detyrimeve, Banka përdor derivativë për qëllime të mbrojtjes ekonomike në mënyrë që
          të reduktojë ekspozimin e saj ndaj rreziqeve të tregut. Kjo arrihet nëpërmjet mbrojtjes së instrumenteve financiare specifike,
          portofoleve të instrumenteve financiare me normë fikse dhe transaksioneve të parashikuara, si dhe mbrojtjes së ekspozimeve
          agregate të pozicionit financiar. Kur është e mundur, Banka zbaton kontabilitetin mbrojtës.
          Banka ka hyrë në derivativë financiarë nëpërmjet kontratave të ardhshme të normave të interesit në mënyrë që të mbrojë lëvizjen
          e çmimeve të aktiveve të saj financiare të matura me vlerën e drejtë për të ndihmuar në parandalimin e humbjeve nga ndryshimet
          e pafavorshme të çmimeve. Konkretisht, Banka ka hapur (shitur) pozicione të shkurtra të kontratave afatgjata të Eurobondeve të
          Thesarit të SHBA-së për mbrojtjen e komponentit të rrezikut të interesit të eurobonove në USD. Në mënyrë të ngjashme, Banka
          ka hapur pozicione të shkurtra të kontratave afatgjata të Eurobondeve Sovrane Evropiane (gjermane, franceze, italiane dhe
          spanjolle) për mbrojtjen e komponentit të rrezikut të interesit të eurobonove në euro. Pozicionet e së ardhmes kontabilizohen me
          vlerën e drejtë përmes fitimit dhe humbjes (FVTPL).
          Tabela e mëposhtme tregon vlerat e drejta të pozicionit të së ardhmes së bashku me shumat e tyre nocionale. Shumat nominale
          tregojnë vëllimin e transaksioneve të papaguara në fund të vitit dhe nuk janë tregues as të tregut dhe as të rrezikut të kredisë.
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84