Page 80 - Raport Vjetor 2022
P. 80
Banka Kombëtare Tregtare Raport Vjetor 2022 18
Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
3. Përmbledhja e politikave të rëndësishme kontabël (vazhdim)
(xi) Aktivet dhe detyrimet financiare (vazhdim)
- Kontratat e se ardhmes (vazhdim)
31 dhjetor 2022 Vlera nominale Vlera e tregut Fitim/(humbja) e parealizuar
Derivatet e mbajtura per tregetim
Normat e Interesit 457,020,275 448,686,507 8,333,768
- EUR 285,996,814 277,360,257 8,636,557
- USD 171,023,461 171,326,250 (302,789)
31 dhjetor 2021 Vlera nominale Vlera e tregut Fitim/(humbja) e parealizuar
Derivatet e mbajtura per tregetim
Normat e Interesit 188,225,775 187,449,400 776,375
- EUR 113,276,790 111,683,368 1,593,422
- USD 74,948,985 75,766,032 (817,047)
Gjithashtu, fitimet dhe humbjet e realizuara rezultuan nga mbyllja dhe rinovimi i pozicionit total të të ardhmes (EUR dhe USD)
gjatë vitit 2022, arritën një fitim neto prej USD 64,612,634 (2021: humbja neto prej USD 2,307,323).
Fitimet/(humbjet) e parealizuara të mësipërme raportohen si pjesë e zërit “Të ardhura/(shpenzime), neto të tjera”, ndërsa fitimet/
(humbjet) e realizuara raportohen si pjesë e zërit “Fitim dhe Humbje nga tregtimi i letrave me vlerë, neto”
(h) Paraja dhe ekuivalentet e saj
Paraja dhe ekuivalentet e saj përfshijnë kartëmonedha dhe monedha në arkë, gjendje të pakushtëzuara në bankat qendrore dhe të
tjera aktive financiare shume likuide, me maturitet origjinal tre muaj ose më pak, të cilat nuk janë subjekt i një rreziku domethënës
ndaj ndryshimeve në vlerën e tyre të drejtë, dhe që përdoren nga Banka në administrimin e angazhimeve afatshkurtra. Paraja dhe
ekuivalentet e saj mbahen në pasqyrën e pozicionit financiar me kosto të amortizuar.
(i) Derivativët e mbajtur për manaxhimin e rrezikut
Derivativët e mbajtur për menaxhimin e riskut përfshijnë të gjithë aktivet dhe detyrimet derivative, të cilat nuk klasifikohen në
aktivet apo detyrimet e tregtueshme. Derivativët e mbajtur për qëllime të administrimit të riskut mbahen në pasqyrën e pozicionit
financiar me vlerën e drejtë.
(j) Huatë
Huatë dhe paradhëniet janë aktive financiare jo-derivative, me pagesa fikse ose të përcaktuara, të cilat nuk janë kuotuar në tregje
aktive dhe Banka nuk ka për qëllim t’i shesë menjëhere apo në periudhën afatshkurtër.
Kur Banka blen një aktiv financiar dhe njëherësh hyn në një marrëveshje për ta rishitur këtë aktiv (apo aktiv shumë të ngjashëm
me të) me një çmim të fiksuar në një datë të ardhshme (“marrëveshje të anasjella të riblerjes”), marrëveshja kontabilizohet si një
hua apo paradhënie dhe aktivet në bazë të marrëveshjes nuk paraqiten në pasqyrat financiare të Bankës.
Huatë fillimisht maten me vlerën e drejtë plus kosto të tjera direkte të veprimit, dhe në vijim maten me koston e amortizuar duke
përdorur metodën e interesit efektiv, përveç rastit kur Banka zgjedh të mbajë huatë dhe paradhëniet me vlerën e drejtë nëpërmjet
fitim/humbjes siç përshkruhet në politikat kontabël 3(g),(iii).