Page 81 - Raport Vjetor 2022
P. 81

19    Banka Kombëtare Tregtare     Raport Vjetor 2022




          Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
          Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
          më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)






          3. Përmbledhja e politikave të rëndësishme kontabël (vazhdim)
          (k) Aktive të qëndrueshme të trupëzuara

          (i) Njohja dhe matja
          Zërat e aktiveve të qëndrueshme të trupëzuara paraqiten me kosto, minus zhvlerësimin e akumuluar dhe humbjet e akumuluara
          nga rënia në vlerë. Kosto përfshin shpenzime që janë drejtpërdrejt të lidhura me blerjen e aktivit.
          Kur pjesë të një elementi të aktiveve të qëndrueshme të trupëzuara kanë jetëgjatësi të dobishme të ndryshme, ato kontabilizohen
          si elemente të veçanta (komponentët kryesorë) të aktiveve të qëndrueshme të trupëzuara.
          (ii) Kostot vijuese
          Kostoja e zëvendësimit të një pjese a të një elementi të aktiveve afatgjata materiale njihet në vlerën kontabël të elementit, nëse
          është e mundshme që Banka në të ardhmen të ketë përfitime ekonomike, që i atribuohen atij elementi, dhe nëse kostoja e tij
          mund të matet me besueshmëri. Vlera kontabël e pjesës së zëvendësuar çregjistrohet. Kostot e shërbimeve ditore të aktiveve
          afatgjata materiale njihen në fitim ose humbje në momentin kur ndodhin.

          (iii) Zhvlerësimi
          Zhvlerësimi njihet në fitim ose humbje në mënyrë lineare përgjatë jetës së dobishme të çdo zëri të aktiveve afatgjata të trupëzuara.
          Toka nuk zhvlerësohet.
          Vlerësimi për jetën e dobishme për periudhën aktuale dhe atë krahasuese është si më poshtë:

               •  Ndërtesa dhe përmirësime të ambjenteve me qira  20 vjet
               •  Mjete transporti dhe pajisje të tjera           5 vjet
               •  Pajisje zyre                                    5 vjet
               •  Kompjutera dhe pajisje elektronike              4 vjet
          Metoda e amortizimit, jeta e dobishme dhe vlera e mbetur rishikohen në çdo datë raportimi.
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86