Page 82 - Raport Vjetor 2022
P. 82

Banka Kombëtare Tregtare     Raport Vjetor 2022  20




           Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
           Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
           më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)






           3. Përmbledhja e politikave të rëndësishme kontabël (vazhdim)
           (l) Aktive të qëndrueshme të patrupëzuara

           Zërat e aktiveve të qëndrueshme të patrupëzuara përfshijnë programet kompjuterike të blera nga Banka. Programet kompjuterike
           të blera nga Banka njihen me koston historike zvogëluar me amortizimin dhe humbjet e akumuluara nga rënia në vlerë.
           Shpenzimet për zhvillimin e programeve kompjuterike nga vetë Banka njihen si aktive kur Banka është në gjendje të tregojë
           qëllimin dhe aftësinë për të plotësuar zhvillimin dhe përdorur programet kompjuterike në një mënyrë që do të gjenerojë përfitime
           ekonomike të ardhme, dhe mundet të masë me besueshmëri kostot e përfundimit të zhvillimit. Kapitalizimi i kostove të programeve
           të zhvilluara nga vetë Banka përfshin të gjithë kostot që i atribuohen direkt zhvillimit të programit kompjuterik dhe amortizohen
           me jetën e dobishme të tyre. Zhvillimi nga vetë Banka i programeve kompjuterike shprehet me koston e kapitalizuar duke i
           zbritur amortizimin e akumuluar dhe rënie në vlerë. Shpenzime vijuese për programet kompjuterike kapitalizohen vetëm kur këto
           shpenzime ndikojnë në rritjen e përfitimit të ardhshëm ekonomik të aktivit të cilit i ngarkohen. Të gjitha shpenzimet e tjera njihen
           në periudhën kur ndodhin.
           Amortizimi njihet në fitim ose humbje në mënyrë lineare përgjatë jetës së dobishme të programit kompjuterik duke filluar nga data
           në të cilën ky program është i gatshëm për përdorim. Jeta e dobishme e programeve kompjuterike është vlerësuar në katër vjet.
           (m) Aktive te marra permes proceseve gjyqesore (Kolateralet e riposeduara)

           Kolateralet e riposeduara përfaqësojnë aktivet financiare dhe jofinanciare të blera nga Grupi për shlyerjen e kredive të
           prapambetura. Aktivet fillimisht njihen me vlerën e drejtë kur janë blerë dhe përfshihen në aktive afatgjata materiale, aktivet e
           tjera financiare, investime në prona ose inventarë brenda aktiveve të tjera në varësi të natyrës së tyre dhe synimit të Grupit për
           rikuperimin e këtyre aktiveve dhe më pas rimaten dhe llogariten në përputhje me politikat kontabël për këto kategori të aktiveve.
           Grupi zbaton politikën e tij kontabel për aktivet afatgjata që mbahen për shitje ose të nxjerrë jashtë përdorimit për ato kolaterale
           të riposeduara kur kushtet përkatëse për këtë klasifikim plotësohen në fund të periudhës raportuese. Kur kolaterali i riposeduar
           rezulton në marrjen e kontrollit mbi një biznes, kombinimi i biznesit llogaritet duke përdorur metodën e blerjes së kontabilitetit
           me vlerën e drejtë të kredisë së shlyer që përfaqëson koston e blerjes (referojuni politikave kontabël për konsolidim). Politika e
           kontabilitetit për pjesëmarrjet aplikohet në aksione të riposeduara ku Grupi merr ndikim të rëndësishëm, por jo kontroll. Kostoja
           e pjesëmarrjes është vlera e drejtë e huasë e shlyer nga riposedimi i aksioneve të premtuara.
           (n) Rënia e vlerës së aktiveve jo-financiare
           Vlera kontabël e aktiveve jo-financiare të Bankës, përveç aktiveve tatimore të shtyra, rishikohet në çdo datë raportimi për të
           përcaktuar nëse ka tregues për rënie vlere. Nëse ka tregues të tillë, atëherë vlerësohet vlera e rikuperueshme e aktivit.
           Humbja nga rënia në vlerë njihet nëse vlera kontabël e një aktivi ose e njësisë gjeneruese të mjeteve monetare tejkalon vlerën
           e rikuperueshme. Njësia gjeneruese e mjeteve monetare është grupi më i vogël i identifikueshëm i aktiveve që gjeneron flukse
           monetare që janë të pavarura nga aktivet dhe grupet e tjera. Humbjet nga zhvlerësimi njihen në fitim ose humbje. Humbjet nga
           zhvlerësimi të matura për njësi gjeneruese të mjeteve monetare, fillimisht zvogëlojnë vlerën kontabël të ndonjë aktivi jo-material
           që është pjesë e njësisë dhe pastaj redukton vlerën kontabël të aktiveve të tjera në njësi (apo grup njësish) me një shpërndarje
           proporcionale mes tyre.
           Vlera e rikuperueshme e një aktivi ose e njësisë gjeneruese të mjeteve monetare është më e madhja ndërmjet vlerës në përdorim
           dhe vlerës së tij të drejtë minus kostot e shitjes. Në vlerësimin e vlerës në përdorim, flukset monetare të vlerësuarara të ardhshme
           janë skontuar në vlerën e tyre aktuale duke përdorur një normë skontimi para taksave, që reflekton vlerësimin aktual të tregut
           për vlerën në kohë të parasë dhe rreziqet specifike për aktivin. Humbjet nga zhvlerësimi të njohura në periudhat e mëparshme
           vlerësohen në çdo datë raportimi për evidencë nëse humbja është zvogëluar ose nuk ekziston më.

           Një humbje për zhvlerësim anullohet nëse ka patur ndryshim në vlerësimet e përdorura për përcaktimin e vlerës së rikuperueshme.
           Humbja nga zhvlerësimi anullohet deri në atë masë sa vlera kontabël e aktivit nuk tejkalon vlerën kontabël që do të përcaktohej
           duke i zbritur zhvlerësimin ose amortizimin, sikur të mos ishte njohur ndonjë humbje nga rënia e vlerës tejkalon vlerën kontabël
           që do të përcaktohej duke i zbritur zhvlerësimin ose amortizimin, sikur të mos ishte njohur ndonjë humbje nga rënia e vlerës.
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87