Page 83 - Raport Vjetor 2022
P. 83

21    Banka Kombëtare Tregtare     Raport Vjetor 2022




          Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
          Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
          më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)






          3. Përmbledhja e politikave të rëndësishme kontabël (vazhdim)
          (p) Investime në pjesëmarrje dhe sipërmarrje të përbashkëta

          Investimet në pjesëmarrje dhe sipërmarrje të përbashkëta trajtohen duke përdorur metodën e kapitalit neto. Vlera kontabël
          neto e investimit në pjesëmarrje dhe sipërmarrje të përbashkët rritet ose zvogëlohet për të njohur pjesën e Grupit të fitimit ose
          humbjes dhe të ardhurave të tjera gjithëpërfshirëse të pjesëmarrjes dhe sipërmarrjes së përbashkët, të përshtatura aty ku është
          e nevojshme për të siguruar përputhshmëri me politikat kontabël të Grupit. Fitimet dhe humbjet e parealizuara mbi transaksionet
          midis Grupit dhe shoqërive dhe sipërmarrjeve të përbashkëta eliminohen në masën e interesit të Grupit në ato njësi ekonomike.
          Kur humbjet e parealizuara janë eliminuar, aktivi themelor testohet gjithashtu për zhvlerësim.
          (q) Depozitat, huatë dhe borxhi i varur

          Depozitat, huatë dhe borxhi i varur janë pjesë e burimeve të financimit të Bankës.
          Kur Banka shet një aktiv financiar dhe njëkohësisht hyn në një marrëveshje për të riblerë këtë aktiv (ose një aktiv të ngjashëm) me
          një çmim fiks në të ardhmen (“repo” ose “huadhenie aksioni”), marrëveshja kontabilizohet si një depozitë, dhe aktivi vazhdon të
          njihet në pasqyrat financiare të Bankës.
          Depozitat, huatë dhe borxhi i varur maten fillimisht me vlerën e drejtë plus kosto të tjera direkte të veprimit, dhe në vijim maten
          me kosto të amortizuar duke përdorur metodën e interesit efektiv.

           (r) Provigjionet
          Një provigjion njihet nëse, si rezultat i ngjarjeve të shkuara, Banka ka një detyrim ligjor ose konstruktiv të tanishëm i cili mund të
          matet në mënyrë të besueshme, dhe ka mundësi që për të shlyer detyrimin, të kërkohet një dalje e të mirave ekonomike.

          Provigjionet janë përcaktuar duke skontuar flukset e pritshme monetare me një normë skontimi para taksave që reflekton vlerësimin
          aktual të tregut për vlerën në kohë të parasë dhe, sipas rastit, rreziqet specifike të detyrimit. Një provigjon për ristrukturimin njihet
          kur Banka ka aprovuar një plan ristrukturimi të detajuar dhe formal dhe ristrukturimi ka filluar apo është publikuar. Kostot e
          ardhme operative nuk provigjonohen.

          Një provigjon për kontratat pa fitim njihet kur përfitimet e pritshme për t’u marrë nga Banka për këto kontrata, janë më të vogla
          se kostot e pashmangshme për të plotësuar detyrimin sipas kontratës. Provigjoni matet me vlerën aktuale të më të voglës mes
          kostos së pritshme të përfundimit të kontratës dhe kostos neto të pritshme për të vazhduar me kontratën. Para se një provigjion
          të krijohet, Banka njeh çdo humbje zhvlerësimi të aktiveve që lidhen me atë kontratë.

          (s) Përfitimet e punonjësve
          (i)  Plan pensioni me kontribute të përcaktuara
          Detyrimet për kontributet ndaj planit të pensioneve me kontribut të përcaktuar njihen si shpenzim në fitim ose humbje kur ato
          ndodhin. Banka paguan kontributet e detyrueshme për sigurimet shoqërore që mbulojnë përfitimet e punonjësve pasi dalin në
          pension. Autoritetet vendase janë përgjegjëse për dhënien e limitit minimal ligjor të vendosur për pensionet në Shqipëri sipas një
          plani kontributesh pensioni të përcaktuar.

          (ii) Plani i përfitimit të pensionit
          Banka ka krijuar një fond plan pensioni, plotësisht të financuar nga punëdhënësi i quajtur Programi i Mbështetjes së Stafit në vitin
          2002. Shuma që regjistrohej tek ky fond (“PMS”) vendosej në fillim të vitit në masën 5% të shpenzimeve vjetore të planifikuara
          për pagat e personelit.

          Sipas planit të mësipërm, shumës së  përllogaritur për punonjësit i shtohej interesi, i cili llogaritej që nga data kur punonjësit do
          të largoheshin dhe deri në daljen e tyre në pension. Kjo shumë do t’i paguhet punonjësve, vetëm kur ata të mbërrijnë moshën e
          pensionit, përcaktuar sipas ligjit shqiptar, në këste mujore të barabarta me minimumin e 75% e pensionit mujor shtetëror derisa
          fondi i akumuluar për punonjësit të konsumohet.
   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88