Page 84 - Raport Vjetor 2022
P. 84

Banka Kombëtare Tregtare     Raport Vjetor 2022  22




           Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
           Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
           më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)






           3. Përmbledhja e politikave të rëndësishme kontabël (vazhdim)
           (s) Përfitimet e punonjësve (vazhdim)

           (ii) Plani i përfitimit të pensionit (vazhdim)
           Bazuar në rezolutën e Këshillit Drejtues, në fuqi që nga 30 shtatori 2010, Banka ka ndaluar së investuari në këtë fond (“PMS”),
           duke e transformuar atë në Programin e Kredisë për Mbajtjen e Stafit (‘PKMS’). Ndryshimet demografike në forcën punëmarrëse
           gjatë dhjetë viteve të fundit dhe mosha mesatare  31 vjeç e punonjësve, ku 80% e punonjësve janë nën moshën 40 vjeç, ka
           rezultuar se PMS nuk është tërheqëse për pjesën më të madhe të punonjësve të Bankës, pasi mund të gëzohet vetëm me daljen
           në pension. Në dallim nga ky plan, PKMS do të jetë më i dobishëm për të gjithë punonjësit e Bankës, sepse do të ofrojë kredi
           për shtëpi apo kredi konsumatore me terma preferencialë. Shuma e llogaritur për personat përfitues nga Programi i Mbështetjes
           së Stafit është ngrirë në të njëjtën datë. Shuma e ngrirë si pasojë e tranformimit të programit të “PMS” në “PKMS” më 30 shtator
           2010 dhe pjesa korresponduese e interesit vjetor, që do fitohet në të ardhmen deri në moshën e pensionit, matet në bazë të
           normës së obligacioneve qeveritare AAA, dhe regjistrohet si detyrim nga Banka.
           (iii)  Përfitimet afat-shkurtra
           Detyrimet e përfitimeve afat-shkurtër të punonjësve maten në baza të paskontuara dhe janë shpenzuar sipas kryerjes së
           shërbimit lidhur me to. Për shumën që pritet të paguhet sipas përfitimit monetar afat-shkurtër ose planeve të ndarjes së fitimeve,
           nëse Banka ka një detyrim aktual ligjor ose konstruktiv të paguajë këtë shumë si rezultat i shërbimeve të kaluara të kryera nga
           punonjësit dhe detyrimet mund të maten në mënyrë të besueshme, njihet provigjion.
           (t) Raportimi i segmenteve

           Një segment operues është një komponent i Bankës që është i përfshirë në aktivitete biznesi, nga të cilat mund të fitojë të ardhura
           dhe të kryejë shpenzime, duke përfshirë të ardhurat dhe shpenzimet që lidhen me veprimet me komponentë të tjerë të Bankës,
           dhe rezultatet operative të të cilit, rishikohen në mënyrë të rregullt nga menaxhimi për të marrë vendime rreth ndarjes së burimeve
           të secilit segment dhe për të vlerësuar performancën e tyre, dhe për të cilin duhet informacion i veçantë i vlefshëm (shih shënimin
           6). Forma e përdorur prej Bankës për raportim të segmentuar është bazuar në segmentimin gjeografik.
           (u) Standardet e reja të miratuara më 1 janar 2022

           Disa standarde të cilat janë bërë efektive nga 1 Janari 2022 dhe rrjedhimisht kanë hyrë në fuqi, nuk kanë ndikim të rëndësishëm
           në rezultatin apo pozicionin financiar të Grupit.
           Këto ndryshime nuk kanë një ndikim të rëndësishëm në këto Pasqyra Financiare dhe për këtë arsye shpalosjet nuk janë bërë.
           (v) Standardet, ndryshimet dhe Interpretimet e Standardeve ekzistuese që nuk janë ende efektive dhe nuk janë
           miratuar herët nga Grupi
           Standardet dhe ndryshimet që nuk janë ende efektive dhe nuk janë miratuar herët nga Grupi përfshijnë:
           • SNRF 17 Kontratat e Sigurimit
           • Ndryshimet në SNRF 17 Kontratat e Sigurimit (Ndryshimet në SNRF 17 dhe SNRF 4)
           • Referencat në Kornizën Konceptuale
           • Të ardhurat përpara përdorimit të synuar (Ndryshimet në SNK 16)
           • Kontrata të rënda - Kostoja e përmbushjes së një kontrate (Ndryshimet në SNK 37)
           • Përmirësimet Vjetore të Standardeve të SNRF-së Cikli 2018-2020 (Ndryshimet në SNRF 1, SNRF  9, SNRF 16, SNK 41)
           • Klasifikimi i detyrimeve si aktuale ose jo-korente (ndryshime në SNK 1)
           • Tatimi i shyre nga aktive dhe detyrime te lindura nga nje transaksion i vetem
           Këto ndryshime nuk pritet të kenë një ndikim të rëndësishëm në pasqyrat financiare në periudhën e aplikimit fillestar dhe për
           këtë arsye shpalosjet nuk janë bërë.
   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89