Page 57 - BKT Annual Report 2023
P. 57

RAPORTI VJETOR 2023     57


           OBJEKTIVI 11
           QYTETE DHE KOMUNITETE TË QËNDRUESHME

           •   Rikonstruksioni  i  degës  së  bankës  në  Durrës.  Banka
              e Shqipërisë u hap në Durrës më 29 nëntor 1925 dhe u
              transferua në godinën aktuale të BKT në Durrës në vjeshtë
              të vitit 1928. Aktualisht godina e Bankës gëzon statusin
              “Monument kulture i kategorisë së dytë” dhe përgjatë viteve
              të fundit i është nënshtruar një rikonstruksioni të thellë që
              ka rinxjerrë në dritë vlerat e jashtëzakonshme urbanistike,
              arkitekturore dhe estetike që ajo ka për qytetin e Durrësit
              dhe jo vetëm.
           •   BKT mbështeti për të disatin vit radhazi aktivitetin “Sofra
              Elbasanase”, një aktivitet që hap festimet e ditës së verës
              në Elbasan. “Sofra Elbasanase” është kthyer në një traditë
              të bukur prej vitesh ku promovohen vlerat artistike, kulturore
              dhe kulinare të qytetit.
           •   U mbështet aktiviteti 4 ditor “Gusht e n’fest” organizuar nga
              Bashkia Gramsh. Aktiviteti kishte për qëllim promovimin e
              Gramshit për rritjen e turizmit dhe mbështetjen e traditave
              të kuzhinës dhe kulturore.
           •   Banka mori pjesë në aktivitetin e bamirësisë “Rrathë
              Dhurues” duke mbështetur iniciativën e “Celim Albania” për
              rikonstruksionin e lulishtes “Marigo Posio” në Vlorë. Lulishtja
              do të kthehet në një park rekreativ për të vegjëlit dhe të
              moshuarit.





           OBJEKTIVI 13
           MARRJA E MASAVE PËR TË LUFTUAR
           NDRYSHIMIN KLIMATIK DHE EFEKTIN E TIJ.
           •   Banka ka krijuar një produkt Eko Kredinë, një  kredi për
              të gjithë individët dhe bizneset, me qëllim të financimit në
              projekte të cilat kanë efekt në kursimin e energjisë duke
              kontribuar në mbrojtjen e mjedisit
           •   Në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje, stafi i degës së BKT
              dhe përfaqësues të bashkisë mbollën pemë në një lulishte të
              re të krijuar në qendër të Qytetit.






           OBJEKTIVI 17
           PARTNERITET PËR OBJEKTIVAT

           •   Banka ka partneritet me GGF (Green for Growth Fund),
              me qëllim të financimit të projekteve të energjisë së
              rinovueshme dhe/apo rritjes së eficencës së kredisë dhe /
              ose komponentëve të projektit, të cilat kanë efekt në kursimin
              e energjisë duke kontribuar në mbrojtjen e mjedisit dhe
              reduktimin CO2.
           •   Banka ka partneritet me ADGF (Albanian Development
              Guarantee Foundation), me qëlllim financimin dhe lehtësimin
              në kushtet e kreditimit të  projekteve me qëllim zhvillimi dhe
              financimit të sektorit të bujqësisë, të Sektorit të Prodhimit të
              tekstilit (fason), si dhe projekteve të kursimit të energjisë duke
              kontribuar në mbrojtjen e mjedisit. Gjithashtu ky partneritet
              shërben si promotor në ofrimin e kushteve lehtësuese për
              zhvillim të projekteve/ ideve dhe bizneseve Start -up.
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62